Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

A po shndërrohet Kosova në një shtet të federalizuar?

Megjithëse kërkesa e tyre u pranua që ata të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, tash kanë filluar të parashtrojnë kërkesa tjera, në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Ish-zyrtarët e MUP-it që tani janë pjesë e Policisë së Kosovës janë duke refuzuar urdhrat e institucioneve të Kosovës. 16 prej tyre është dashur të vijnë të hënën në Drejtorinë e përgjithshme, por kanë refuzuar ta bëjnë një veprim të tillë. Ata kanë refuzuar që të pajisen më armë dhe fotografohen për ID në Prishtinë. Ky refuzim nga ana e tyre madje konsiderohet si shkelje ligjore.
Njohësi i kushtetutës, profesor Riza Smaka thotë se eksponentët e Bashkimit Evropian po bëjnë presion tek qeveritarët, mirëpo pavarësisht kësaj, profesor Smaka thotë se kryeministri Thaçi do të duhej të ishte më rezistent me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sikundër të mos kishte presion të fuqishëm nga eksponentët e EU se z. Thaçi besoj se kurrë nuk do të angazhohej për vazhdimin e mandateve të rezervuara për minoritetet kosovare në radhe të parë për minoritetin serb edhe për dy sesione. Gjithsesi sipas opinionit tim z. Thaçi edhe pse në situatë të tillë konsideroj se do të duhej të ishte rezistent konsistent me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mbronte deri në fund tezën e qëndruar se nuk ka shkak të arsyeshëm për prolongimin e vendeve të rezervuara për minoritetet nga se qëndrimi dh vendimi i tillë bie ndesh me Kushtetutën si dhe me parimet themelore të saj në radhe të pare me parimin e votës dhe të fuqisë së votës origjinale e në atë kontekst edhe me koncepcionin kushtetuar të shtetit të qytetarëve e jo të entiteteve etnike”, thotë Smaka për ‘Bota sot’.
Smaka thotë ndër të tjera se nëse vazhdohet të plotësohen në këtë mënyrë kërkesat serbe, sikur janë në favor të minoriteteve, atëherë Republika e Kosovës nga një shtet unik do të shndërrohet në një shtet të federalizuar sikurse Bosnja aktuale.
“Nëse do të miratohej pikëpamja e tillë e njëjta do të duhej të procedohej në amandentime kushtetuare dhe nëse do të kalonte ndër tjera do të shkaktohej një padrejtësi sikundër në favorin e minoriteteve ashtu edhe të majoritetit kosovar. Në rastin e parë, sepse autorizimet e gjëra, enorme janë të pa drejta edhe për të favorizuarit e aq më shumë për të disfavorizuarit; vlen të theksohet se zgjidhja e tillë do të determinonte transformimin e Republikës së Kosovës nga shteti unik në shtet te federalizuar shumë të ngjashëm me Bosnjën aktuale”, tha më tutje ai.