Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Topmodelja shqiptare çmend publikun gjerman

Topmodelja 23-vjeçare, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe banuese në Graz të Austrisë po vazhdon të “çmendë” publikun gjerman me fizikun e saj.
Irisi që pas titullit të marrë si "Playmate July 2013", titull që e shpall revista gjermane për meshkuj "Playboy", është bërë një ndër trajnieret personale të fituesit, nga më të kërkuarat në Austri.
Ajo është e njohur po ashtu edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman "Anna und die Liebe" (Ana dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Irisi ka lindur më10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë, dhe i bie që të jetë 23 vjeç.
Në intervistat që ka dhënë për mediat e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një pasion për aktrimin. Ajo shpjegon se aktrimin e ka si një lloj trashëgimie, pasi gjyshi i saj,Abdurrahman Shala, ka qenë një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë.

Per me shume shikoni videon ketu.