Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

‘Passion’ realizon flamurin Kuqezi në flokë!

Për herë të parë në botë, është realizuar flamuri kuqezi në flokë... ‘Passion’ ka prezantuar serinë e re të fotografive, ku paraqitet një teknikë unike e krijimit të figurave në flokë, me anë të ngjyrosjes së ngjyrave profesionale. Kjo seri e fotove është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Kjo teknikë është unike, sepse ‘Passion’ është e para dhe e vetmja në botë që e aplikon këtë mënyrë origjinale të ngjyrosjes së flokëve me nuanca të ndryshme, që formojnë figura të veçanta.
Të inspiruar nga festa jonë e madhe 28 Nëntori, ne kemi menduar gjatë se çfarë të krijojmë, që të jetë unike dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë për këtë festë.
Edhe ne mund të krijojmë art, e pse jo edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste, e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë.
Dhe provuam që të realizojmë flamurin tonë kombëtar kuqezi në flokë, me anë të ngjyrosjes me ngjyra profesionale për flokë. Në dukje të parë mund të mendohet si një punë e thjeshtë, por në realitet është një punë shumë e mundimshme, e cila para së gjithash kërkon precizitet dhe durim. Nuk është njësoj sikur të vizatosh apo ngjyrosësh në një letër apo hapësirë të rrafshët dhe statike, me ngjyrosjen e flokëve të cilat duhet të trajtohen fije për fije, e duke pasur parasysh që ato lëvizin dhe ndahen, është edhe më e vështirë…
Suksesi në profesion duhet të dëshmohet, dhe të kesh pasion për profesionin nuk mjafton vetëm të zbatosh teknikat standarde. Stilizimi është art dhe në art duhet të krijosh. Dhe, arti nuk është vetëm privilegj i njerëzve në vendet e zhvilluara Botërore, por atë mund ta bëjmë edhe ne.
Pasi e përfunduam, vërejtëm që kemi bërë një punë vërtet të veçantë dhe unike, e cila njëkohësisht besojmë që ka krijuar një dimension të ri në modelimin e flokëve.
Mos të harrojmë falënderimin për stafin, që punoi në realizimin e kësaj fotografie:
Flokët: Stafin e Rrjetit të Studiove të Bukurisë ‘Passion’;
Grimi: Florentina Sylën nga rrjeti ‘Passion’;
Fotografitë: Artan Korenicën;
Stilimi: Yllka Bradën.
Këto janë vetëm fotot e para. Ne jemi duke punuar në krijimin e koncepteve të tjera, të cilat do të jenë edhe më të pasura dhe në kombinim me aksesorë të ndryshëm për flokë.
Për këtë mënyrë të ngjyrosjes, tashmë kemi edhe kërkesat e para të disa kompanive jashtë Kosovës, që të krijojmë disa imazhe për t’i përdorur për fushatat e tyre të ndryshme.
‘Passion’ tashmë ka krijuar një standard të ri në fushën e bukurisë në Kosovë, duke shërbyer me mijëra klientë brenda muajit, që kërkon kreativitet dhe përkushtim të lartë. Për të arritur atë, që të jenë të gjithë klientët e kënaqur me shërbimet tona, na duhet që të trajtojmë secilin në mënyrë të veçantë, ashtu siç edhe janë të veçantë vetë ata.
Duke pasur parasysh që ne gjithmonë i kemi kushtuar rëndësi të veçantë shëndetit të flokëve, tashmë jemi duke përdorur vetëm produktet e kompanisë ‘EVA Professional’ nga Spanja, një linjë shumë e pasur me ngjyra dhe produkte për flokë, që janë të veçanta në llojin e tyre, me përbërës natyralë dhe llojllojshmëri komponentësh, të përshtatshme për secilin tip të flokëve. Dua të theksoj ‘Divina Pure’ ngjyrat që nuk përmbajnë amoniak, të cilat edhe ruajnë në një masë të konsiderueshme flokun.
Gjithashtu, kemi investuar në trajnimin dhe edukimin profesional të stafit tonë nga stilistë të huaj dhe vendorë, si dhe kemi bërë renovimin e studiove, duke freskuar ambientin dhe duke krijuar një hapësirë më të madhe për klientët tanë.
Së fundmi, jemi duke punuar intensivisht edhe në krijimin e stileve të flokëve dhe fotografimin e modeleve që do të shërbejnë si imazhe bartëse të disa kompanive të njohura botërore. Disa prej tyre tanimë janë publikuar nga kompania spanjolle ’EVA PROFESSIONAL’.
Si gjithmonë, prioritet për ne mbetet përmirësimi i shërbimeve ndaj klientëve tanë. Jemi duke punuar shumë në trajnimin e stafit dhe krijimin e një sistemi, përmes të cilit do të mund të krijojmë programe të veçanta të trajtimit të flokëve për secilin klient…
Ne do të vazhdojmë edhe më tej që të ofrojmë mundësi për secilin klient, përmes zbritjeve të ndryshme sezonale, ofertave speciale, lojërave shpërblyese dhe pakove të ndryshme të shërbimeve.
Gjithashtu, jemi duke punuar në zhvillimin e mënyrave më të shëndetshme të trajtimit të flokëve. Për këtë, vlen të theksojmë që jemi edhe kontribuues të rregullt në portalin: www.femra.net, ku përgatisim dhe publikojmë tema të ndryshme për shëndetin dhe mirëmbajtjen e flokëve, si dhe trendët e stileve të flokëve për sezone të ndryshme.
Floku është dhurata më e bukur që na ka falur natyra. E për këtë është edhe shumë i ndjeshëm dhe kërkon trajtim të drejtë. Prandaj, i këshilloj të gjithë që t’i kushtojnë rëndësi të madhe shëndetit të flokëve dhe mirëmbajtjes së tyre, duke përdorur produkte natyrale dhe duke i trajtuar nga profesionistët. Flokëve të dëmtuar u nevojitet një kohë e gjatë që të rikuperohen, prandaj kujdesi për ta duhet të jetë primar. 
“Deklaratë për media – Betim Gashi Drejtor Gjeneral i Rrjetit të Studiove të Bukurisë Passion”