
Në këtë listë nuk ka vetëm drejtues politikë, por edhe fetarë.Lista rendit fatet e tmerrshme të 10 liderëve modernë, fundi të cilëve mund të dokumentohet përmes fotosh ose videosh. Duhet të qartësojmë që lista nuk përfshin detyrimisht liderët e urryer, por ata të cilët kanë pasur fund tragjik. Nëse fundi i tyre është apo jo i merituar, ky debat meriton diskutim.
A nuk është tragjik fati i Benito Mussolinit, që kërkoi të krijonte Perandorinë e dytë Romake dhe të zgjeronte influencën e Italisë deri në Shqipëri dhe në Etiopi u vra me dy plumba në gjoks. Por si për ta turpëruar sa më shumë diktatorin fashist, ekzekutorët e trajtuan me përbuzje dhe u varën me kokë poshtë në një shfaqje publike. Por një fund tragjik pati edhe Xhon Kenedi që u vra në një atentat. Ai vazhdon të jetë një nga presidentët më popullorë dhe më me ndikim që ka pasur Amerika.
1. Benito Musolini
29 korrik 1883 – 28 prill 1945
Musolini përfundoi karrierën e tij si kreu i shtetit të periudhës jetëshkurtër të Republikës Socialiste të Italisë. Më herët, ai kishte shërbyer pranë Mbretit Viktor Emanueli i III, për të drejtuar qeverinë e Italisë nga viti 1922 deri në vitin 1943. Gjatë kësaj kohe, Musolini kërkoi të krijonte Perandorinë e dytë Romake dhe të zgjeronte influencën e Italisë deri në Shqipëri dhe në Etiopi. Ai asistoi në drejtimin e diktatorit fashist, Françiso Franko, në Luftën Civile në Spanjë dhe ishte aleat i Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi e dashura e tij, Klara Petaçi, u qëllua, Musolini kërkoi që të qëllohej në kraharor. I detyruar Valter Audisio, e qëlloi Duçen dy herë në zonën e kërkuar. Trupat e Musolinit dhe Petaçit u trajtuan me përbuzje dhe u varën me kokë poshtë në një shfaqje publike, së bashku me fashistë të tjerë të ekzekutuar.
2. Hideki Tojo
30 dhjetor 1884 – 23 dhjetor 1948
Hideki Tojo ka qenë Kryeministri i Japonisë nga 18 tetori i vitit 1941 deri në 22 korrik të vitit 1944 dhe ka luajtur një rol kyç në politikat e Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur mizoritë e kryera nga Japonia përgjatë luftës dolën në dritë, Toja u përball me akuza për krime lufte dhe kërkoi një rrugë të shpejtë për të dalë i larë. Së fundi, ka dalë një fotografi, ku tregohet një tentativë vetëvrasjeje në vitin 1945. Ai kishte qëlluar veten në kraharor, por plumbi nuk i kishte prekur zemrën, pavarësisht se një doktor i kishte shpjeguar paraprakisht vendin ku duhet të qëllonte. Ish-gjenerali i ushtrisë japoneze dhe Kryeministri doli para gjyqit. Ai u dënua me vdekje për provokimin e luftërave agresive dhe lejimin e trajtimit jonjerëzor për të burgosurit e luftës. Ai kërkoi falje dy herë; një herë pasi dështoi të vriste veten dhe një herë para se të varej.
3. Xhon Kenedi
29 maj 1917 – 22 nëntor 1963
Kenedi ka marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore, para se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë Luftës së Ftohtë. Videoja e vrasjes së tij është ndër më të njohurat në historinë njerëzore. I arrestuari, Li Harvi Osvald u qëllua më vonë nga Xhek Rubi në një episod të filmuar. Rrethanat e vrasjes së Kenedi-t janë ende të paqarta, ndonëse ka pasur shumë teori konspirative lidhur me to. Pavarësisht se i urryer nga një njeri, aq sa u vra prej tij, Xhon Kenedi është një ndër Presidentët më të nderuar në SHBA. Ai gjendet në shumë korniza dhe memorialë. Në po të njëjtën dekadë, u vra edhe vëllai i tij më i ri, Robert Kenedi.
4. Xheims Xhons
Xheims Xhons themeloi dhe drejtoi Tempullin e Njerëzve, një grup fetar që krijoi komunitetin e tij në Guajana. Pas një incidenti në komunitet, ku mbeti i vrarë kongresmeni amerikan, Leo Rajan, mbi 900 anëtarë të komunitetit fetar vdiqën si pasojë e vetëhelmimit. Vetë Xhones vdiq nga një e shtënë në kokë. Ekziston një audio, në të cilën dëgjohen tinguj dhe zhurma nga vetëvrasja masive. Një nga fotografët më të njohur, shkruan në foton e një viktime “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”. Kjo shprehje ka një shkallë vërtetësie, pasi Xhons ishte lideri i kultit të fundit, që ka marrë pjesë në vetëvrasjen masive, së bashku me anëtarët e tjerë.
5. Oskar Romero Galdamez
15 gusht 1917 – 24 mars 1980
Oskar Romero ka qenë arqipeshkvi i katërt i Kishës Katolike Romane, në San Salvador, nga viti 1977 deri në vitin 1980, që do të thotë se ai është drejtuesi i ndarjes klerike të Kishës Romane nga El Salvadori. Në rolin e tij si drejtues fetar, ai dënoi persekutimin e Kishës Katolike dhe u bëri thirrje ushtarëve kristianë salvadorianë që të mos merrnin pjesë në dhunimin represiv të të drejtave të njeriut, që ushtrohej nga qeveria e vendit. Shumë priftërinj katolikë u vranë gjatë kohës kur Romeo ishte arqipeshkv dhe më vonë edhe ai do t’u bashkohej fatit të tyre. Dëshmitë fotografike tregojnë vrasjen e tij të përgjakshme dhe, pavarësisht zhurmës së madhe, mesazhi i tij arriti të dëgjohej. Vrasja e tij shkaktoi zemërim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ai u bë martir për shumëkënd. Për fat të keq, zemërimi pas vdekjes së Romeros nuk rezultoi në ndalim të menjëhershëm të dhunës në El Salvador.
6. Nikolae Causesku
26 janar 1918 – 25 dhjetor 1989
Causesku shërbeu si President i Rumanisë për një dekadë, derisa u vra, së bashku me bashkëshorten e tij, Elenën, në një ekzekutim televiziv në vitin 1989, duke qenë kështu individët e fundit para se në Rumani të shfuqizohej dënimi kapital. Ai u përball me një gjyq para se të dënohej me ekzekutim. Një nga ekzekutuesit tregonte se Elena kishte frikë për vdekje, aq sa nuk mundi të kontrollonte ujin e hollë.
7. Samuel Kanion Doe
6 maj 1951 – 9 shtator 1990
Samuel Kanion Doe u bë President i Liberisë, pas një grushti shteti në vitin 1979, në të cilin dyshohet se Doe dhe njerëzit e tij kanë qenë pjesëmarrës, ku u vra Presidenti Uilliam R. Tolbert, kur ky i fundit ishte në gjumë. Doe përfundoi periudhën e drejtimit të Liberisë në po të njëjtën mënyrë siç e filloi atë. Në vitin 1990, Princi Jormie Xhohnson e kapi Doe-n në Monrovia dhe e torturoi me poshtërim për shumë minuta, ndërsa vetë po pinte një birrë. Fotografi të ndryshme dhe një video tregojnë trupin e torturuar të Doe-së, të rrethuar nga njerëz me uniformë dhe me armë.
8. David Koresh
17 gusht 1959 – 19 prill 1993
Koresh, ndryshe nga shumica e njerëzve të përmendur në listë, nuk ka qenë lider politik, por lider fetar, kryetar i Davidianëve. Ai është akuzuar për abuzim me fëmijët dhe dhunim të të miturve. Mali Karmel, ku gjendej kompleksi i tij, u rrethua dhe filloi një betejë e ashpër, në të cilën mbetën të vrarë 4 agjentë federalë. Përleshja përfundoi me hapjen e një zjarri masiv që mori jetën e Koreshit dhe 70 dishepujve të tij.
9. Muhamed Ahmadzai
6 gusht 1947 – 28 shtator 1996
Muhamed Najibullah Ahmadzai ishte Presidenti i fundit në Afganistan, para se talebanët të merrnin vendin. Ai u bë President gjatë viteve të fundit të pushtimit sovjetik, e ndonëse arriti t’i mbijetonte vështirësive të konfliktit, nuk arriti të shmangte luftën civile në Afganistan. Kur situata u agravua, Najibullah refuzoi ofertat për t’u larguar nga Kabuli, duke menduar se talebanët nuk do ta dëmtonin. Në fakt, ushtarët talebanë ushtruan dhunë të tmerrshme fizike mbi Najibullah-un, duke përfshirë prerjen e gjenitaleve. Ata gjithashtu qëlluan vëllanë e tij dhe në fund i ekspozuan trupat e tyre në një shfaqje publike. Megjithatë, siç thotë një shprehje e vjetër “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Shumë talebanë kanë provuar të njëjtin fat në përplasjen 10- vjeçare me koalicionin e udhëhequr nga NATO.
10. Abu Musab al-Zarkaui
30 tetor 1966 – 7 qershor 2006
Abu Musab al-Zarkaui, i ashtuquajturi “Emiri i Al Kaedës në vendin e dy lumenjve” mori shumë kredite gjatë shpërthimeve terroriste dhe ekzekutimeve në Irak, në luftën e fundit atje. Pavarësisht thashethemeve dhe pretendimeve se ai vdiq para vitit 2006, u konfirmuar se ai u vra nga bombardimet e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara në verën e vitit 2006.
Social Plugin