
Në video xhirimin e bërë me telefon celular, në një klasë të një shkolle të mesme, përveç nxënëses arrogante, shihet edhe profesori që provon ta bind atë që mos ta rrah nxënnësen tjetër. Po ashtu shihet nxënësja viktimë dhe një person tjetër, që mund të jetë mësimdhënës.
Nga dialogu i zhvilluar mes profesorit dhe nxënëses nuk mund të kuptohet se për cilën shkollë bëhet fjalë, por në bazë të asaj se si nxënësja i drejtohet mësimdhënësit “o prof”, kjo lë të kuptohet se fjala është për njërën nga shkollat e mesme diku në Kosovë.
Janë bërë të shpeshta video xhirimet, që po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, të cilat paraqesin dhunën fizike që po përdoret nëpër shkollat tona, qoftë kur dhuna përdoret mes nxënësve, apo nga mësimdhënësit ndaj nxënësve, por edhe kur mësimdhënësit janë viktimë të dhunës së që ushtrojnë nxënësit mbi ta.
Videon mund ta shihni ketu.
Social Plugin