Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Afera “pronto”, nën hetime

Biseda telefonike në mes të Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut në kanalin “y.o.u.t.u.b.e.” ka arritur në 218.423 klikime. Afërsisht kaq kanë edhe përgjimet e tjera të publikuara një vit më parë. Ato ishin incizuar gjatë hetimeve kundër ish-ministrit Fatmir Limaj për korrupsion.
Ishin shpërndarë 12 ditë pasi Prokuroria u kishte dhënë kopje të përgjimeve gjykatës, të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.
Publikimi i tyre zbuloi aferën tashmë të njohur si “afera pronto” dhe ndasitë e mëdha në mes të Hashim Thaçit, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut, Vlora Çitakut në njërën anë dhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, në anën tjetër.
Prokurori thotë se ende është duke e hetuar se kush i publikoi përgjimet telefonike të zyrtarëve të shtetit dhe të PDK-së.
Misioni i BE-së në Kosovë ka thënë për gazetën se Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke e hetuar publikimin e përgjimeve.
EULEX-i ka refuzuar të japë detaje të tjera për këtë çështje.
“Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës (SPRK) ka ngritur një aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit më 16 nëntor të vitit 2012.

Jakup Krasniqi rikujton aferën 'Pronto'