A ishte kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhunues i femrave në Likoc?

Gazetari i RTK-së, Milaim Zeka në prononcimin e parë para mediave pas bastisjes së kryer nga EULEX, ka zbuluar disa prej bisedave që i ka pasur me dëshmitarët e mbrojtur. 
Ai ka akuzuar EULEX-in, se ka nxitur ose paguar dëshmitarët që të bëjnë deklarime kundër personave të caktuar.  Sipas tij, për shkak të kësaj disa dëshmitarë kanë përdorur imagjinatën përtej çdo kufiri. Në mesin e të cilave ishte edhe rasti i një dëshmitari, që rrëfen se kur i kanë dërguar në fshatin Likoc në Drenicë, të burgosurave ish zëdhënësi i UÇK-së, tash Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi iu ka prerë flokët dhe me të njëjtat gërshërë i ka prerë edhe buzën. 
Ndërkaq, lidhje me këtë kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe nuk qëndron. Kjo është e pavërtetë dhe nuk qëndron. Ato nuk kanë qenë punë të mija ngase unë kam qenë vetëm zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
Sido që të jetë, unë jam në gjendje të përballem me çdo pretendim të kësaj natyre, ka thënë shkurt për Zërin kryeparlamentari Krasniqi.