
Këngëtarja ka zgjedhur që të veshë në një prej koncerteve të saj një veshje të ngjashme me atë që ka përdorur gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Fenix”. Veshja e ngjitur pas trupit të saj, njëlloj si ajo që e shoqëron në “Fenix” është komentuar po aq shumë sa ajo. Tashmë komentuesit thonë se me fotot e reja Tuna është kthyer në një zebër, pasi veshja e saj e bardhë, e shoqëruar me viza të zeza ka bërë që format e saja trupore të mos lënë më përshtypjen e një zogu, por tashmë të një zebre.
Ndërkohë që e reja tjetër që na vjen nga Tuna është fakti se ajo pritet që të dalë së shpejti në një performancë me Arilena Arën, vajzën fituese të X-Factor Albania. Vajza fituese e edicionit të këtij viti ka qenë njëkohësisht edhe nxënësja e këngëtares maqedonase. Tuna më parë, gjatë njërës prej netëve të këngëve live, ka deklaruar se me siguri që një bashkëpunim i saj me Arilenën do të bënte namin. Mendohet që ky bashkëpunim do të vijë si një ndër këngët pjesëmarrëse të edicionit të ri të Këngës Magjike, i cili sapo ka filluar të prezantojë këngët e para. Sesi do të jetë kjo paraqitje mbetet të shihet në të ardhmen.
Social Plugin