Zjarrë nëpër rrugët e Sofjes: Bullgarët dhe serbët sulmojnë tifozët kroatë

Ka shpërthyer zjarri nëpër rrugët e Sofjes. Para ndeshjes së Ligës së Europës ndërmjet Ludogorecit dhe Dinamo Zagrebit ka ardhur deri te rrahja, në të cilën sipas medieve kroate, kanë marrë pjesë edhe tifozë të Partizanit nga Beogradi. 
Përleshja ka ndodhur në orët e pasditës, kur tifozët mysafirë, të mirënjohurit “bed blu bojs”, sulmuan tifozët e CSKA-së, të cilët ishin të ndihmuar nga tifozët serb “grobari”, që njihen si tifozë të vëllazëruar me të “kuqtë”.
Theksohet se 24 tifozë kroat janë të arrestuar pas rrahjes para hotelit, ku është vendosur delegacioni i Dinamos në qëndër të Sofjës. Ndeshja e grupit B në Ligën e Evropës midis Ludogorecit dhe Dinamos luhet të enjten në ora 21:00.
Per me shume klikoni me poshte.....