Një doktor në spitalin e Parisit, ku u dërgua Lady Diana pas aksidentit, thotë se princesha ka qenë 10-javësh shtatzënë para se të vdiste.
Këto fakte shkruhen në librin me titull “Fshehtësitë e princeshës Diana”, të autorit, Alan Power.
Në këtë libër, Power shkruan se radiologia Elizabeth Dion dhe infermierja indiane, Jocelyn Magellan, kanë parë në mitrën e Dianës një fetus 10-javësh, dhe se mendohet që këtë fëmijë ta ketë pasur me të dashurin e saj mysliman, Dodi Fayed, i cili vdiq në aksident së bashku me princeshën.
Autori aludon në librin e tij, se shtatzënia e fshehtë e princeshës së Wellsit, ka qenë dhe arsyeja e vrasjes së saj nga forcat e vdekjes “SAS”.
Këto dëshmi nuk janë thënë ndonjëherë në gjyqin e bërë për vdekjen e Lady Dianës dhe të dashurit të saj, shoferi i saj personal, Dodi Fayed.
Social Plugin