Video shokuese, rrahja e nxënësve në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, policia ka filluar hetimet për videon e publikuar dhe sot në mëngjes ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti.
Nxënësit në video janë të mitur nga shkollat fillore të Mitrovicës.

Policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me ketë rast duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, Shkollat dhe prindërit.
------
Për videon e publikuar në internet, ka reaguar edhe Drejtori i Shkollës fillore “Musa Hoti”, Iset Beka.
Ai në reagimin e tij dërguar mediave thotë se, në emër të Bordit të shkollës "Musa Hoti", në emër të Këshilli të arsimtarëve dëshiroj të dënoj aktin e dhunës të shprehur në mes të nxënësve në një video të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Në këtë video shihet një nxënëse duke shkaktuar dhunë ndaj një kolege - nxënëse. Ne si shkollë njoftojmë opinionin e gjërë se nga akterët e kësaj ngjarje vetëm viktima është nxënëse e shkollës sonë: D. U., nxënëse e klasës së VII, ndërsa shkaktarja e kësaj dhune është nxënëse e një klase më të lart nga një shkollë tjetër e qytetit”, thuhet në reagimin e drejtorit Beka.
Sipas tij, rasti ka ndodhur ditën e diel dhe ka qenë jashtë procesit mësimor afër urës së Ibrit. Organet kompetente hetuese janë duke u marrë me rastin.
-------
Rrjetet sociale janë pushtuar nga një video shokuese e një rrahje mes dy nxënësve filloriste nga Mitrovica.
Protagonistja me emrin Duda shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla”.
Video është incizuar nga nxënësit e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.
“Kujt po i thu k*rv...kujt po i thu nuk po i ec shkolla...”, këto janë vetëm disa prej fjalëve që nxënësja agresive Duda i drejtohet shoqes së saj bashkë me dhunën fizike që është shokuese, ashtu sikurse edhe fjalët fyese që nuk i kanë hije një vajze të mitur.
Më poshtë mund t’a gjeni videon shokuese të cilën Duda më vetëdëshirë e kishte porositur të incizoi