
Historia e pacientes së vogël e para në botë që eksperimenton këtë lloj terapie , ishte publikuar që në mars kur ishte dy vjeç e gjysmë. Arritjet ishin bërë publike në gazetën mjekësore “New England”. E ëma ja kishte transmetuar virusin vogëlushes pa e ditur që ishte e infektuar me HIV. Në momentin e lindjes mjekët zbuluan se femija kishte nivel të lartë infeksioni në gjak dhe se kishte marë virusin nga e ëma ndërkohë që ishte akoma një fetus.
Ekspertët mbeten tregohen të kujdesshëm në konfirmimin se HIV është zhdukur vërtet nga gjaku i vogëlushes dhe preferojnë të flasin për “ shërim funksional” dmth fjetje e virusit për një kohë të gjatë edhe në mungesë të trajtimit. Tani për tani mjekët nuk përjashtojnë as mundësinë që ky mund të jetë një rast unik në botë.
Social Plugin