Bob Geldof, ish-këngëtari i njohur irlandez, deklaroi në një konferencë për ngrohjen globale se Toka mund të shkatërrohet në fund të viteve 2030, për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Themeluesi i disa shoqatave për mbrojtjen e mjedisit tha se raca njerëzore do të zhduket, gjatë fjalës së tij në samitin e Johanesburgut.
“Bota mund të vendosë që në këtë çmenduri klimaterike të vrasë veten”, tha ai. “Ndonjëherë progresi teknologjik është i pamundur të parandalojë të tilla katastrofa.
Na kanë mbetur edhe shumë pak kohë. Do të ndodhin gjëra të tmerrshme”, paralajmëroi ai 8,000 delegatët e samitit, mbajtur në Johanesburg të Afrikës së Jugut.
Social Plugin