British Airways është në kërkim të dy stjuardesave të cilat kanë filmuar veten duke larë njëra-tjetrën e duke u zhveshur në dush. Më pas, këtë video e kanë postuar në Youtube.
British Airways po heton nëse këto dy vajza të veshura me uniformë janë punonjëse të kompanisë ajrore. Videoja është xhiruar në banjën e një dhome hoteli, sipas ‘The Sun’.Vajzat futen në dush dhe nisin të shkumojnë njëra-tjetrën. Më pas, njëra prej tyre heq uniformën dhe gjërat bëhen gjithmonë e më të nxehta në klipin prej 8 minutash.Kjo video është postuar vitin e kaluar dhe ka tërhequr rreth 113 mijë klikime. Një zëdhënës i British Airways deklaroi se ende po punohet për identifikimin e këtyre vajzave.
Social Plugin