Në këtë tendencë që ka përfshirë të gjitha vajzat e njohura të ekranit, për ta parë veten nuse para se të vendosin të martohen, është përfshirë edhe Rike Roçi, e cila u bë e njohur këtë vit në “Big Brother 6”. Në fakt, Rike nuk do ta kishte marrë një iniciativë të tillë personalisht, nëse nuk do ia kërkonte rokeri i njohur kosovar, Andos Sinani. Ai e ka zgjedhur si imazh femëror për klipin e tij të ri “Ma e mira n’botë”, ku realizohen skena edhe me pak humor. Jo pa qëllim Andos ka zgjedhur Riken, pasi ata tashmë i lidh diçka, do të jenë protagonistë dhe rivalë në spektaklin “Dancing with the stars”, që do të nisë së shpejti në ekranin e “Vizion Plus”.
Kjo njohje e re u ka shërbyer edhe për më shumë miqësi e bashkëpunim në këtë klip, pak para nisjes së garës mes tyre. Ajo ka veshur kështu një fustan nusërie të San Patrick nga “Ami Event”, fustan që ia ka ofruar Ermal Mamaqi. Andos ka postuar fotot e para, para daljes së klipit, ku shfaqet Rike e veshur për herë të parë me të bardha, dhe ai pranë saj duke u kujdesur vetëm për elementet e regjisë, pasi këtë herë ka vendosur që të mos shfaqet me imazh në këtë klip, por vetëm me zë. Nga fotot duket se momentet e xhirimit kanë shkuar shumë mirë dhe me shumë harmoni mes tyre, sikur të njiheshin prej kohësh, dhe kjo eksperiencë e ka thelluar miqësinë e tyre duke u argëtuar edhe në kohën e lirë të dy së bashku. E ndërkohë që Rike ka shfrytëzuar më së miri rastin për të bërë foto provokuese me futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka i cili duket se përpos fitores në futboll gjatë qëndrimit në Shqipëri ka fituar edhe diçka tjeter së paku për "shoqëri", bukuroshen shqiptare Rike Roshi e cila ka jetuar në Itali para hyrjes në "Big Brother".
Social Plugin