Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Qazimi rrah të dashurën serbe, ndiqet nga policia

Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani, sërish është venë në qendër të vëmendjes të shtypit serb. Raportohet se ai gjatë natës së sotshme ka rrahur të dashurën e tij, Manda Popoviç, me të cilën është në një lidhje të gjatë dashurie.
Incidenti, sipas medieve serbe, ka ndodhur në restorant - hotelin “Zira”, në Beograd.
Menjëherë pasi ka goditur të dashurën e tij, Qazimi është larguar me veturën e tij, Ferrari në drejtim të panjohur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
Qazimi dhe e dashura e tij, Manda, janë tash e disa vite në një lidhje, me ndarje të kohë pas kohëshme. Ata janë ndarë disa herë për shkak të aferave të ndryshme të Qazimit, midis të cilave më të njohurat për publikun janë ato me këngëtaret e njohura të estradës serbe, Natasha Bekvallac dhe Ana Nikoliç.
Kishte qenë pikërisht Nikoliç ajo që, sipas mediave serbe, ishte rrahur nga e dashura e Qazimit, Manda, gjatë verës së kaluar në hotel “Avala” që ndodhet në Mal të Zi.
Kohë më parë, në një intervistë biznesmeni Qazim Osmani ka zbuluar raportet e tij miqësore me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçin dhe Zvonko Veselinoviçin.
Ai ka deklaruar se së fundmi është duke planifikuar një investim serioz në Serbi në kazino, bixhoz, në internet dhe në industrinë e hotelerisë.
Qazim kishte thënë se Kosova është në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe se duhet arritur marrëveshje për barrierat administrative, që pengojnë bashkëpunimin me Serbinë.
Per me shume klikoni me poshte....