Sigal Prishtina ka shënuar fitore historike ndaj ekipit maqedonas KK Kumanovo 2009, në debutimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Bardh e kaltrit fituan me rezultat 89:78, në ndeshjen e zhvilluar në Kumanovë, e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës Ballkanike. Skuadra maqedonase ka qenë më e mirë në pjesën e parë, por fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës u zgjua nga gjumi në pjesën e dytë, duke e fituar takimin. Periudha e parë u mbyll 27:23 për vendësit, kurse kryeqytetasit shkuan në pushim prej 10 minutash me një disavantazh prej 4 pikësh, 42:46.
Në fillim të çerekut të tretë, maqedonasit shkuan deri në 10 pikë avantazh (52:42), por nga ai moment bardh e kaltrit u treguan të ‘tmerrshëm’ për kundërshtarin, duke rikthyer gjithçka në të mirë të saj në fund të çerekut të tretë, 63:61. Në 10 minutëshin e fundit, prishtinasit madje shkuan deri në +10 (72:62), për ta ruajtur këtë avantazh deri në fund të takimit, për të fituar me plot meritë.
Prishtina e shkroi historinë me këtë fitore të madhe, ndërsa pret rezultate pozitive edhe në duelet tjera që e presin në këtë eveniment.
Per me shume klikoni me poshte....
Social Plugin