Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Nuset shqiptare që po shpëtojnë serbizmin (FOTO)

Skandal! Femrat shqiptare si bagëtia në pazar për t'u martuar me djemtë serbë!
Nuk ka të ndalur fenomeni i "turpshëm" i martesave të femrave shqiptare me beqarët e moshuar serb. 
Disa prej tyre këtë po e bëjnë edhe për para dhe oferta tjera jo njerëzore. 
Kjo procedurë ka marrë një hov të madh saqë në Serbi është caktuar edhe një festë e përvitshme ku "beqaret" shqiptare shkojnë të organizuara dhe shfrytëzojnë rastin për t'u njoftuar me beaqrët e moshuar serb. 
Kjo vepër mund të krahasohet lirisht si ofrimi i bagëtisë në pazar, ku beqarët të moshës mbi 40 e besa edhe 50 vjeçare kanë rastin të marrin vajzat e reja shqiptare, në një farë mënyre kanë rastin të zgjedhin si bagëtinë në pazar, përcjell albtime.com. 
Derisa autoritetet shqiptare si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri e heshtin këtë fenomen, femrat shqiptare po kontribuojnë në ngjalljen e fshatrave dhe vendbanimeve gati të vdekura serbe dhe maqedonase. 
Mediat serbe këto lajme i paraqesin me krenari dhe ironi të plotë shpeshherë duke përdorur edhe gjuhën e urrejtjes apo duke paraqitur kombin e tyre si "burrat e grave shqiptare". 
Në rajonin e Rashkës, janë lidhur mbi 100 çifte serbo-shqitpre dhe janë të lindur dhjetra fëmijë. E gjithë kjo falë grave nga Shqipëria që vijnë nga rrethi i Shkodrës. Këto gra kanë kontribuar që në fshatrat shpellorë serb Buxhevo, Vishnjica, Srçevo, Vapa, Bare, Crvsko dhe tjera fshatra për herë të parë të dëgjohet vaji i fëmijëve. 
"Kemi qenë të vdekur dhe të harruar në fshatrat tonë, kurse tani kemi për kë të jetojmë dhe punojmë. Askush tani nuk shpërngulet, kurse shpresojmë se një ditë këtu do të ketë edhe shkollë. Edhe dis femra shqiptare dëshirojnë të martohen për djemtë tanë, thotë Radoslav Matoviç dhe thekson se është krenar me djalin e tij Raden dhe të renë Verën shqiptare dhe nipin e tyre Milloshin.
Sipas një studimi të institutit antropologjik ballkanik SANU, prej vitit 2000 deri më sot në Serbi janë të lidhur afër 300 martesa të çifteve të përzier, kurse prej këtyre çifteve janë lindur 300 deri në 400 fëmijë.