
Sipas dëshmisë së nënës së re, ajo kishte qenë në gjendje të dehur kur e kishte sjellë në jetë vajzën e saj. Nëna ka menduar se foshnja ka qenë e vdekur pasi kishte lindur para kohe, d.m.th në muajin shtatë.
Pasi policia ka marrë nënën e vogëlushes në pyetje, ajo i ka treguar vendin ku e kishte varrosur.
Menjëherë policët kanë nisur kërkimet, ku papritur dëgjuan të qarat e fëmijës. “Shpejt sillni ujë, është gjallë”, ka bërtitur një nga policët i tronditur.
Ata e nxorën me kujdes vogëlushen që atje dhe pasi e pastruan me ujë dhe mbështollën me disa rroba për të mos u ftohur. Vajza e vogël sot është mirë dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo mban emrin Viktori (fitore). Kanë qenë policët ata që e kanë pagëzuar vogëlushen me këtë emër, pasi ajo doli gjallë nga një peripeci kaq e madhe.
Videon mund ta shikoni ketu.
Social Plugin