Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Në këtë qytet për herë të parë lindi dielli (FOTO)

Banorët e qytetit industrial Rjuakn nga Norvegjia prej tani mund t'i gëzohen lindjes së diellit edhe në stinën e vjeshtës dhe dimrit, që lindi për herë të parë në historinë e këtij vendi. 
Ata janë të adaptuar që prej shtatorit deri në muajin mars të mos i shohin rrezet e diellit, nga më shumë vende të qendrës së këtij vendbanimi, që gjendet në rajonin Telemark. 
Prej tash ky qytet do të ndriçohet me dritë natyrale. 
Kjo ide ka ekzistuar prej para 100 vitesh, por në vend të diellit, është ndërtuar një teleferik dhe banorët kanë hypur në kodër që të kapin pak diell. 
Disa pasqyre të mëdha të vendosura në largësi prej 450 metra mbi vendin do të mundësojnë të ndiqet lëvizja e diellit kurse këto pasqyra do të zhvendosen me ndihmën e një mekanizmi adekuat që drita e diellit të reflektohet në qendrën e qytetit. 
I gjithë projekti ka kushtuar rreth 600 000 euro. I njëjti model është aplikuar edhe në një qytet italian para shtat vitesh, vend ky që ka pozitë të ngjashme si ky në Norvegji.