Monstrumi nga Çairi, ka lidhur qenin në fyt dhe i ka rrjepur lëkurën - Foto +18

Një lajm tronditës dhe i pazakonshëm ka tmerruar Maqedoninë. Në faktë është gjetur një qen i torturuar dhe i rrjepur në Çair të Shkupit, komunë që është e banuar kryesisht me shqiptarë.
Rasti është zbuluar nga Shoqëria për mbrojtjen e Kafshëve "Anima Mundi" të cilët janë tepër të tornditur nga ky rast që është i pazakonshëm për vendin tonë.
Qeni është gjetur në afërsi të Stadiumit në Çair, në një kuti kartoni dhe ka pasur kokën të lidhur me një thes kurse i është hequr lëkuar në mënyr profesionale.
Shoqata "Anima Mundi" ka reagur për këtë rast duke bërë të ditur se personi që e ka kryer këtë vepër është profesionist që do të thotë se edhe më parë ka torturuar kafshë. Ata thonë se nëse lihet ky person në liri në të ardhmën i njejti mund ta torturojë edhe ndonjë njeri.

Shoqata ka faleminderuar policinë e cila menjëher kanë dalur në vend të ngjarjes dhe e kanë marrë këtë hetim si serioz. Ata kanë ofruar edhe një shpërblim prej 500eurove nëse dikush jep informacione shtesë për masakruesin e qenit.
Fotografitë janë të censuruara.