
Në fillim mjekët kujtuan se bëhej fjalë për një shaka, për shkak të qetësisë së treguar nga i dëmtuari në mbërritjen në spital, ku me xhentilesë i kërkoi recepsionistes që të takonte një doktor.
Një skaner i kryer menjëherë tregoi se thika kishte tejçpuar kafkën dhe kishte prekur trurin, por për fat asnjë prej enëve kryesore të gjakut që kalojnë në të. I dëmtuari u nënshtrua menjëherë një operacioni që zgjati 3 orë, gjatë së cilit mjekët me kujdes realizuan nxjerrjen e thikës nga kafka. Pas ndërhyrjes, i riu u fashua dhe pas një ditë qëndrimi në spital u rikthye në shtëpi pa pasoja nga aksidenti i frikshëm.
Social Plugin