Mbretëresha e muzikës pop Madona po mendon të ndryshojë besimin e saj. Deklarata ka ardhur nga vetë këngëtarja e cila është një katolike e lindur meqënëse ka origjinë italiane, por prej 17 vitesh ajo ka fekuentuar Kabalah, një degë e Judaizmit.
Por duket se tashmë ajo ka vendosur të ndryshojë besimin dhe ti përkushtohet besimit islam. 55 vjecarja ka deklaruar se ka dëshirë të njihet me Kuranin, dhe ka nisur të ndërtojë shkollë për vajzat islame me qëllim që ato të studiojnë Kuranin. ‘Mendoj se është e rëndësishme të lexosh librat e shenjtë.
Një miku im më thotë gjithmonë, një mysliman i mirë është një cifut i mirë dhe një hebre i mirë është një i krishterë i mirë dhe kështu me radhë. Për shumë njerëz kjo mund të mos pranohet”, është shprehur Madona. Këngëtarja e muzikës pop ka nisur të frekuentojë Kabbalah që në vitin 1996.
Social Plugin