Falë ligjit për amnisti, del se Enver Sekiraça e ka kryer dënimin për një incident që e kishte me Besnik Hasanin dhe shokët e tij policë në Ferizaj.
Në fakt, falë hyrjes në fuqi të ligjit për Amnistinë, i cili ka hyrë në fuqi më 6 tetor, Enver Sekiraça e shlyen dënimin me dy vjet e gjyshmë burg, për veprën penale të sulmit kundër personit zyrtar, edhe pse prokuroria nuk dëshiron që Sekiraça të dalë nga burgu, shkruan gazeta koha ditore.
Por, ligji për Amnisti e amniston atij këtë vepër penale, sepse Sekiraça nuk i ka shkaktuar personit zyrtar lëndime trupore, apo vdekje, siç precizon ligji.
“Nga 30 tetori, ai mund të lirohet në çdo kohë”, citon gazeta fjalët e avokatit të tij, Bashkim Nevzatit.
Nga ana tjetër, prokuroria është ngutur që ta shfrytëzoj afatin ligjor dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për Sekiraçën, me dyshimin se ky i fundit ka organizuar dhe porositur vrasjen e policit Triunf Riza, më 30 gusht 2007.
EULEX-i ndërkaq nuk është prononcuar fare për Sekiraçën, pos që ka konfirmuar mbajtjen e një séance dëgjimore.
“Nesër do të mbahet një seancë dëgjimore me Enver Sekiraçën në burgun e Dubravës”, ishte përgjigja e shkurtër e misionit dhënë gazetës.
Social Plugin