Gjatë emisionit “Top Show Magazine”, u bë një diskutim mbi kategoritë e “artistëve” që kemi në Shqipëri, dhe qendra e bisedës ishte këngëtarja Adelina Tahiri. Vajzat e “Thumb”, Aulona dhe Fatma, pas një kritike të gjatë mbi këngëtarët që këndojnë ‘live’ dhe ata që vetëm performojnë në skenë, vetëm duke lëvizur buzët, kanë shkaktuar lot tek Adelina. Ajo që e ka ngacmuar më shumë, duket se ka qenë Fatma, e cila i tha Adelinës se në fakt ajo nuk është këngëtare e mirëfilltë, duke qenë se edhe në studio këndoi me ‘playback’, por është së pari performuese. Fatma u drejtua me fjalët “ti nuk je këngëtare, ti je performuese, sepse nuk këndon ‘live’”, ndërsa Adelina Tahiri u përgjigj se ajo vjen nga një familje artistësh dhe se media nuk merret me karrierën e saj, por me gjoksin.
Ndërsa Fatma ka shkuar më tej, duke e vënë në një pozicion të vështirë vajzën bukuroshe: “Ti ke një zë të mesëm, mediokër, dhe, kur vjen e veshur me pantallona lëkure dhe një rrip në studio, nuk këndon ‘live’ dhe vetëm kërcen, normale që me gjoksin do merren”. Kjo ka bërë që në kohën e publicitetit këngëtarja të qante. Në një intervistë për “Bluetooth”, prezantuesja Fatma Haxhialiu sqaron situatën dhe “shton” të tjera kritika...
Na thanë që dje je zënë pas emisionit me Adelinën; është e vërtetë?
Jo, nuk është aspak e vërtetë që jemi zënë! Nuk ka arsye të zihem me askënd. S’kam asgjë personale me Adelinën, fola thjesht për fenomenin në përgjithësi.
Çfarë ndodhi dje në program?
Asgjë nuk ndodhi! Unë bëra publikisht atë që duhet të bëjë çdo gazetar, të ndajë performuesit nga këngëtarët e vërtetë. Për mua, këngëtarë janë ata që këndojnë ‘live’ dhe performues ata që këndojnë ‘playback’. Adelinës i erdhi keq që unë thashë një të vërtetë. Nuk e ofendova, madje e krahasova me Britnin (qesh). Dhe më ironikja ishte se, pas gjithë diskutimit, ajo këndoi ‘playback’ dhe kërceu, pra bëri atë që thashë unë, performoi e nuk këndoi.
Adelina, nuk të tha asgjë pas emisionit?
Çfarë të më thoshte?! Do kishte mjaftuar të merrte mikrofonin e të këndonte ‘live’ në emision, për të na provuar që është “artiste”, “e zgjut” dhe “e rritur”, sikurse tha.
Na thanë që ajo ka qarë; ti, e pe?
Dëgjova të thuhej që po qante dhe se ishte prekur shumë. Nuk e di pse! Të them të drejtën, kam përshtypjen që dhe vetë ajo e di që unë thashë një të vërtetë dhe nuk i referohesha vetëm asaj. Fakt është që Adelina është vajzë e bukur, seksi, performon bukur, por nuk e kemi dëgjuar kurrë ‘live’. Fakt është që këngëtarë dhe artistë për mua janë ata që këndojnë ‘live’ dhe performojnë, si Aurela Gaçe, Eneda Tarifa, Juliana Pasha, ose bashkëmoshataret e saja, Elvana Gjata, Ronela Hajati etj.
Social Plugin