Kinë, 2-vjeçari “lind” binjakun e tij

KINE – Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Një fëmijë2-vjeçar ka lindur binjakun e tij, i cili është
rritur në barkun e vogëlushit. 

Tabloidi “MAilOnline” ka publikuar historinë e rrallë të 2-vjeçarit Xiao Feng, nga qyteti Huaxi i Kinës, i cili iu nënshtrua një operacioni për të nxjerrë nga barku binjakun e tij. Prindërit e dërguan djalin në spital, pasi vunë re se barku i tij rritej dita ditës dhe i shkaktonte probleme në frymëmarrje. 

Pasi kryen vizitat e nevojshme, mjekët konstatuan në barkun e vogëlushit një fetus të pazhvilluar mirë, rreth 20 cm të gjatë. Për këtë arsye ata vendosën të kryenin një ndërhyrje të menjëhershme për nxjerrjen e fetusit nga trupi i djalit. 

Mjekët bënë të ditur se bëhet fjalë për një anomali të rrallë, kur fetusi i quajtur binjak parazit ngeç në brendësi të fetusit tjetër dhe zhvillohet shumë më ngadalë se ai.