
Në këtë listë të parë të madhe, gjenden disa lojtarë të Barcelonës si Leo Messi (fitues aktual), Neymar, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Gerard Pique, Dani Alves, Javier Mascherano, Xav Hernandez e Jordi Alba. Në listë do të jenë edhe lojtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe ish lojtari Mesut Özil. Ndër rivalët e fortë janë edhe futbollistët e Bayern Munich, përfshirë këtu Franck Ribery, Arjen Robben e Philipp Lahm, plus ylli i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Për ta fituar këtë çmim prestigjioz në luftë do të jenë edhe Yaya Toure nga Manchester City e Didier Drogba nga Galatasaray.
Nga trajnerët, Jupp Heynckes është favorit pasi i fitoi tre trofetë më të rëndësishëm me Bayern Munich.
Social Plugin