Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Januzaj, rrogë më të mirë se Runi e Ronaldo?!

Adnan Januzaj është kthyer që tani në një prej futbollistëve më të paguar në kampionatin anglez të futbollit. Një ditë pasi lojtari dhe zyrtarët e Mançester Junajtid firmosën kontratën 5-vjeçare që e lidh atë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2018, janë zbuluar edhe detajet ekonomike të kësaj marrëveshjeje, që e bëjnë lojtarin shqiptar, adoleshentin më të paguar në futbollin anglez. “Sunday People” ka bërë të ditur se 18-vjeçari do të përfitojë një rrogë prej 60 mijë paund në javë, që e bën atë një prej futbollistëve më të paguar në Angli, jo vetëm mes bashkëmoshatarëve të tij. Përveç kësaj futbollisti ka përfituar edhe një “bonus besnikërie” prej 5 milionë paund, pasi vazhdoi bashkëpunimin e tij me “djajtë e kuq”. Kjo shumë e dytë, e cila i garantohet zakonisht vetëm yjeve kur ata zgjatin kontratën e tyre me klubin ekzistues, do të ndahet në pagesa prej 20 mijë paund që do t’i jepen futbollistit çdo javë bashkë me rrogën në 5 vitet e ardhshme, transmeton gazeta-Shqip. Sipas mediave angleze, kjo kontratë që ai ka nënshkruar dje, është shumë më fitimprurëse se ato që kanë nënshkruar në të kaluarën te ky klub lojtarë si Kristiano Ronaldo apo Uejn Runi.
Për më tepër, kushtet financiare të Januzajt janë më fitimprurëse se ato të kontratave të futbollistëve të kombëtares angleze: Deni Uellbek, Kris Smalling, Fil Xhouns dhe Tom Kleverli. Ndërkohë, vazhdojnë diskutimet dhe hipotezat mbi të ardhmen ndërkombëtare të futbollistit shqiptar, se cilën kombëtare do të zgjedhë të përfaqësojë 18-vjeçari i talentuar, të cilin nuk është se i mungojnë alternativat. Sipas shokëve të tij të fëmijërisë, të cilët banojnë në lagjen e vjetër të Januzajt në Kokelberg, Bruksel, futbollisti ka më shumë shanse të luajë për Shqipërinë se ndonjë vend tjetër, pasi idhulli i tij është Lorik Cana. Xhonatan Kindermans, një prej miqve të tij më të ngushtë në këtë lagje ku jeton një komunitet i madh shqiptar, ka shprehur sigurinë e tij mbi faktin se Januzaj do të zgjidhte fanellën kuqezi. “Anglia? Jo, nuk mendoj se do të luajë për ta. Ne flitnim për ekipet kombëtare. Ai fliste gjithmonë për Canën. Unë i thosha ‘po ne kemi Kompani dhe Fellaini’, por ai përgjigjej ‘po, por Belgjika është e dobët’, pasi ne nuk luanim mirë në atë kohë. Tifozët shqiptarë e njihnin atë që kur ishte 15 vjeç, ndërsa tani, pasi shënoi 2 gola, rastësisht tifozët belgë kujtohen për të. Ai mund të shkruajë historinë me Shqipërinë, t’i drejtojë në një turne dhe ata do të flisnin për të për 50 vite me radhë. Ndërsa me Belgjikën, ai mund ta zgjedhë nëse dëshiron të luajë në turne madhorë, por do të ishte vetëm një nga shumë lojtarët e mëdhenj të Belgjikës”, shpjegoi Kindermans