Itali, neonazisti shqiptar që urren emigrantët

Cili është kreu i ulstrasve neonazist dhe ksenofob të Vareses? Është një shqiptar. Një 39-vjeçar nga Lezha është lider i tifozëve ultras së Vareses. Landi Gjoni është pjesë e grupit neonazist “Blood and Honour” (Gjak dhe Nder).
Nëse kjo gjë ju duket e çuditshme, pyesin drejtpërdrejtë protagonistin. Mund ta gjeni atë të dielave në stadiumin “Franco Ossola”, ku luan ekipi i Serisë A në Itali, shkruan gazeta italiane "La Repubblica".
39-vjeçari nga Talja e Lezhës është dënuar më parë për drogë, zhvatje dhe prostitucion. Ai është një trupmadh me tatuazhe të shumtë.
Gazeta italiane ka publikuar fotot e tij në Faceook, ku shfaqe me armë dhe duke përshëndetur si nazist.
Ai nuk është krejtësisht i panjohur pasi dy vite më parë ka qenë pjesë e ekipit të sigurisë të Presidentit të Interit, Masimo Morati. Sot ai ka një dyqan në Varese, pranë kufirit me Zvicrës.
Por interesat e ‘bosit” shqiptar janë të lidhura veçanërisht me ky grupet më të politizuara dhe më ekstremistë në Itali: “Blood andh Honour” dhe “Arditi”. Ata përshëndesin si nazistët, fyejnë hebrenjtë dhe emigrantët.
Emigrant është edhe Landi, i cili ka 20 vjet që ka lënë Shqipërinë dhe jeton në Itali. Në disa foto të publikuara në Facebook, ai shfaqet më shotgun, krah bustit të Musolinit, i gjakosur në fytyrë krah dy policëve etj..
Blood and Honour
Ky grup ekstremistësh është krijuar në vitin 2005 kur Claudio Meggiorin, ultras dhe pjesë e grupit ekstrem u vra në Besano nga dy shqiptarë. Pas kësaj grupi Blood and Honour u vu në ndjekje të shqiptarëve. Një 21-vjeçar me leje qëndrimi në Itali u sulmua dhe u prangos.