Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Gani Geci: Jemi pajtuar me Azem Sylën. Dorëzan është Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Gani Geci ka arritur paqe me Azem Sylen. Kjo ka ndodhur pas aktivizimit të Hashim Thaçit e Kadri Veslit, të cilët i kanë takuar të mërkurën në një odë të Drenicës Gani Gecin dhe Azem Sylën. Kemi arritur një paqe të brishtë me z. Syla&, ka thënë Geci, për KTV-në. 
Gani Geci ka thene se eshte pajtuar me Azem Sylen pas nje takimi te zhvilluar sot ne nje ode te Drenices me ndermjetesimin e Hashim Thacit dhe Kadri Veselit. 
Lideri i PDK-së bashkë në Zëvendëskryetarin e  kësaj partie janë takuar fillimisht të martën me Gecin për t'u takuar përsëri një ditë më vonë me Gani Gecin e Azem Sylën. 
"Takimi ndodhi me insistimin e z. Thaci dhe z. Veseli, dhe derisa po bisedonim në një odë, aty erdhi Azem Syla dhe ai me tha se unë ty 'nuk të kam njoft kurrë', dhe se nuk kam dhene urdher per vrasje tuaj", ka thene Geci. 
Sipas Gecit, Azem Syla i ka kërkuar falje për një deklaratë që kishte dhënë në një televizion kabllor, ku kishte thënë se ka lëshuar urdhër për vrasjen e Gani Gecit. Tash, ai ka thënë se ka gabuar personin dhe më ka kërkuar falje për këtë rast”, ka shtuar ai.
Tentim rrahje ka qenë në Skenderaj. Për këtë jemi pajtuar. Këtë çështje sot e kemi mbyllur, ka shtuar ai.  Sidoqoftë, Geci ka thënë se s'do të ndalet për të kërkuar drejtësi për vrasjen e dy shokëve si dhe plagosjen e tij. 
Mua nuk më ka vrarë reja. Shokët e mi në vitin 2001 mi ka vra dikush. Nëse drejtësia nuk vepron, unë do t'i bëjë presion drejtësisë, ka shtuar ai.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka disa tipare që ngjanë me Kushtetutën Amerikane. Nëse armiku të hynë në oborr mos e prit me petulla. Ai ka treguar se të enjten në ora 9 do të shkojë në Prokurorinë e EULEX-it për të treguar se çka ka ndodhur të hënën në qendër të Skenderajt.