
Pas xhiros së botës që bëri fotoja, në Meksikë është hapur një debat kombëtar, ndërsa kreu i klinikës është pezulluar nga detyra.
Fotoja shokuese e realizuar nga një kalimtar, tregon 29-vjecaren Irma Lopez të ulur në gjunjë, me një fytyrë që tregon dhimbjen e madhe që ndjen në trup, ndërsa ndërsa poshtë këmbëve të saj fëmijën e sapolindur, i cili qëndron i lidhur me nënën e tij përmes kordonit të kërthizës.
Qeveria e shtetit jugor të Oaxaca-s njoftoi se për ngjarjen e datës 2 tetor është pezulluar kreu i Qendrës dr Adrian Cruz, ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur fajtorët për situatën e krijuar.
Zonja Lopez, nënë e tre fëmijëve tha se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk u lejuan të futeshin në klinikë, sepse infermierja u kishte thënë se nuk ishte ende koha për të lindur, kur në fakt ishte krejt e kundërta.
Burrë e grua, të cilët nuk flasin spanjisht, nuk mund të kuptonin shumë gjatë nga shpjegimi që i tha infermierja dhe lanë ambientet e brendshme të klinikës. Nga ana e saj infermierja u shpjegua më pas duke thënë se nuk kishte arritur të merrej vesh me ciftin e bashkëshortëve dhe sqaroi se klinika nuk kishte staf të mjaftueshëm për të trajtuar këtë grua.
Një orë pasi u refuzua në klinikë, gruas i plasën ujërat. Duke ditur se kishte ardhur momenti për të lindur, Lopez e kishte të pamundur të lëvizte dhe e lindi fëmijën e saj jashtë ndërtesës mjekësore, në sytë e kalimtarëve.
"Nuk doja të lindja në këtë mënyrë, ishte e shëmtuar dhe shumë e dhimbshme", thotë zonja Lopez, e cila në momentin e lindjes ishte e vetme, pasi bashkëshorti i saj kishte shkuar të gjente një infermiere.
Social Plugin