Megjithëse fare e re në moshë, ajo ka arritur gati në majat e larta të profesionit të saj. Elhaida Dani kurrsesi nuk pranon se tashmë ka ndërtuar një karrierë në fushën e muzikës dhe me modesti pohon se i duhen ende shumë vite punë. Vajzë e vetme e një familjeje shkodrane, ajo e kaloi fëmijërinë midis lojërave me shoqet poshtë pallatit dhe leksioneve të pianos. E kush do ta kishte menduar se këngëtarja që ka ngritur peshë publiku shqiptar e italian me performancat e saj, dikur këndonte vetëm brenda mureve të shtëpisë, pasi turpërohej. Në këtë intervistë mund të zbuloni gjithçka lidhur me vajzën e talentuar, që pak muaj më parë na bëri të gjithëve të ndiheshim krenarë.
Elhaida si ishte për ty stina e verës që sapo lamë pas?
Kjo verë ishte plot me koncerte. Mund të them se kam shëtitur pothuajse të gjithë Italinë, pasi koncertet ishin në çdo vend të Italisë. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, pasi kam pasur mundësinë të këndoj 'live' përpara njerëzve që më kanë mbështetur dhe akoma vazhdojnë ta bëjnë.
Ke bërë pushime? Ku dhe me kë i ke kaluar?
Të vetmet pushime që kam arritur të bëj ishin në javën e fundit të gushtit, kur më në fund pata mundësinë të kthehesha në Shqipëri dhe të kaloja ditë të qeta në shtëpinë time, me familjen time.
Po kur ishe e vogël, ku i kaloje pushimet e verës?
Si një familje nga Shkodra, normalisht thuajse çdo vit pushimet i kalonim në Velipojë. Mbaj mend që kam kaluar pushime të mrekullueshme atëherë, pasi mblidheshim gjithë farefisi dhe kalonim momente nga më të bukurat si një familje e madhe. Për këtë arsye, me shumë kënaqësi rikthehem gjithnjë në atë vend.
Si ka qenë fëmijëria jote në Shkodër?
Kur isha e vogël kaloja shumë kohë duke luajtur në lagje me shoqet e mia, por kur fillonte viti shkollor më shumë studioja piano në shtëpi. Ky ishte si një sinjal për shoqet e mia, të cilat nëse dëgjonin muzikën e pianos, nuk më thërrisnin për të luajtur pasi e dinin që ishte e pamundur të dilja nga shtëpia (qesh). Jam vajzë e vetme dhe fëmija më i vogël në shtëpinë time, prandaj kam qenë gjithmonë dhe ajo më e ledhatuara. Pavarësisht çdo gjëje, babi dhe mami mi kanë plotësuar gjithmonë dëshirat dhe tekat që kam pasur.
Kush e zbuloi talentin tek ty?
Ishte mami ajo që kur isha e vogël kuptoi talentin tim për muzikën dhe vendosi të më regjistronte në shkollën e muzikës. Që në moshën 6-vjeçare kam filluar të studioj për piano, por shumë më vonë erdhi momenti kur fillova të këndoja përpara të tjerëve.
Po ti vetë kur e kuptove që kishe lindur për muzikë?
Gjithmonë kam ndjerë brenda vetes që unë duhet të këndoj. Këtë mendim ma përforconte edhe më tepër mami im, që gjithnjë më dëgjonte dhe më thoshte se isha shumë e talentuar. Kam qenë një vajzë pak e mbyllur në vetvete dhe këndoja vetëm në shtëpinë time, pasi turpërohesha. Deri vonë asnjë njeri përveç familjes sime nuk kishte idenë më të vogël mbi talentin tim.
E mban mend herën e parë që ke kënduar në skenë? Si ka qenë?
E mbaj mend shumë mirë! Ka qenë në edicionin e fundit tek "Ethet e së Premtes", kur unë vendosa papritur të merrja pjesë. Isha 15 vjeçe, dridhesha nga emocionet dhe akoma nuk e kisha vendosur se çfarë kënge do të këndoja. Faza e parë shkoi mirë, po ashtu edhe e dyta… Në fazën e fundit seleksionuese për këngëtaret që do të hynin në netët 'live' u skualifikova. Ishte hera e parë që konkurroja për këngën dhe të them të drejtën u demoralizova pak. U thosha prindërve të mi duke qarë: "Unë nuk këndoj më". Kaluan disa muaj dhe filluan audicionet e "Star Akademi 4". Këtë herë ishte babai, ai që më mbushi mendjen të merrja pjesë në këtë 'talent dhow', dhe shkoi aq mirë sa u shpalla fituesja (qesh).
Cilin konsideron momentin më të suksesshëm të karrierës tënde?
Të tregohem e sinqertë, për mendimin tim, unë akoma nuk e kam një karrierë. Të kesh një karrierë duhet shumë punë, vite punë.
Unë jam akoma në hapat e parë të krijimit të një karriere, që deri tani ka qenë e mbushur me momente shumë të bukura.
Nuk është pak që në albumin tim të parë që doli në tregun italian këtë verë, ka dy bashkëpunime me artistë të mrekullueshëm italianë, siç është kënga "When love calls your name" krijim i Ricardo Koccante, dhe "Baciami e Basta", krijim i Franccesko Silvestre (lider i grupit Moda). Jam shumë e lumtur të pranoj që shitjet po shkojnë për mrekulli akoma edhe sot, dhe ftesat që kam pasur gjatë gjithë verës kanë qenë të panumërta.
Si të pritën ditën e parë që shkove për të konkurruar në "The Voice Italia"?
Ishte data tre janar dhe audicionet e fshehta zhvilloheshin në Romë. Më shoqëronte vëllai im i madh. Kishin konkurruar me mijëra konkurrentë nga e gjithë Italia dhe thjesht kjo gjë më frikësonte. Kur erdhi radha ime dola përballë jurisë dhe isha e emocionuar, por në të njëjtën kohë me zor prisja të këndoja. Kënga e parë që këndova ishte "Mamma knows best", pastaj kërkuan që t'i këndoja "Listen", një këngë të Laura Pausinit dhe 'And I am telling you' të Jennifer Hudson. Në fund të kësaj performance i pashë të gjithë me një buzëqeshje në fytyrë dhe shumë pozitivë. Kjo më dha shumë besim që do e kisha kaluar këtë fazë. Nuk kaluan më shumë se dhjetë ditë dhe më telefonojnë për të më thënë se isha pjesë e "The Blind Audition". Besoj se e imagjinoni gëzimin tim në ato momente.
Atëherë e mendoje se mund të arrije fitoren?
Nuk e kam menduar asnjëherë që do të arrija fitoren. Për mua çdo fazë që kaloja ishte një fitore. Pastaj finalja, në vend që të ishte një nga momentet më të tensionuara, për mua ka qenë sikur po jepja një koncert. Isha me të vërtetë e qetë, ndryshe nga Ricardo, i cili ishte shumë i emocionuar.
A bëheshin "xhelozë" italianët që një vajzë shqiptare po u merrte suksesin? Ke ndjerë ndonjëherë vështrime "raciste" nga ana e tyre? Të kanë thënë ndonjëherë 'shko këndo në vendin tënd'?
Të them të drejtën, mes konkurrentëve nuk e kam ndjerë asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë xhelozi, edhe pse jam e ndërgjegjshme që ka ekzistuar. Në rrjetet sociale bëhej një luftë e madhe mes njerëzve që thonin se unë meritoja të isha aty dhe atyre që mendonin të kundërtën. Të gjitha herët që futesha të lexoja këto komente ndihesha aq keq sa kishte edhe momente që qaja, sepse më vinin dhe mua dyshimet nëse e meritoja të isha pjesë e "The Voice Italia" apo jo. Por stafi i "The Voice" ka qenë gjithmonë shumë i dashur ndaj meje dhe më kanë bërë të besoj se arsyeja pse isha në atë kompeticion ishte ngaqë e meritoja dhe se nuk duhej ta ndjeja veten si huaj. Pastaj juria dhe sidomos Ricardo ka qenë shumë i drejtë me mua që në fillim, më ka bërë të ndihem gjithmonë si në shtëpinë time.
Pas fitores të kanë uruar edhe shumë politikanë e njerëz të artit... Cili ka qenë urimi më me vlerë e më i bukur për ty?
Pas fitores më kanë ardhur shumë urime dhe më vjen me të vërtetë shumë keq që nuk kam arritur t'i lexoj të gjitha e sidomos t'u kthej përgjigje të gjithëve. Çdo urim ka qenë i veçantë për mua, pasi e di që çdo urim ka ardhur nga zemra dhe e di se gëzimin që unë kam pasur e kanë jetuar të gjithë bashkë me mua në një mënyrë shumë të sinqertë.
Si ishte takimi me ish-kryeministrin Berisha? Çfarë të tha ai?
Kur të nesërmen pas fitores sime mora telefonatën nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili më ftonte në një takim në Shqipëri, ka qenë një moment vërtetë i veçantë, pasi nuk e prisja aspak. Të merrja një ftesë nga vetë kryeministri i shtetit tim ishte e papritur dhe nuk hezitova t'i përgjigjesha me 'Po' kësaj ftese. Kur u ndodha në zyrën e tij bashkë me Ricardo Coccianten, kam marrë komplimente dhe shume urime nga Z.Berisha.
Znj. Jozefina Topalli shkruante në "Facebook" që të njihte që të vogël. Kishte postuar dhe një foto... Kur je njohur me të?
Me Znj. Jozefinë ka qëlluar të takohem disa herë në koncertet ku merrja pjesë në Shkodër dhe gjithnjë më ka komplimentuar pas paraqitjeve të mia. Më kujtohet një situatë me të, që ndodhi një ditë në Shkodër… Unë ndodhesha në një lokal me mikun tim të ngushtë, Branimir Agovin (gjithashtu këngëtar i mrekullueshëm, që tani studion dhe përfaqëson në mënyrë dinjitoze Shqipërinë në Konservatorin e Vjenës) dhe hyn në lokal Znj. Jozefinë bashkë me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës dhe familjarët. Znj. Jozefinë sapo na sheh, na thërret, na përshëndet dhe me shumë mirësjellje kërkon që unë bashkë me mikun tim të këndojmë një këngë, aty në mes të lokalit. Sigurisht që kënduam dhe në fund morëm duartrokitjet e të gjithë lokalit (qesh).
Kryeministrin Edi Rama e ke takuar nga afër? Po ai të ka uruar?
Nuk e kam takuar nga afër, por kemi shkëmbyer disa mesazhe menjëherë pas fitores sime. Ajo që unë vlerësova më tepër nga këto mesazhe ishte vetë fakti se Z. Edi Rama nuk më uronte si lider i Partisë Socialiste por si një mik, apo vëlla (siç shkruante në sms).
Gjithë këto urime të kanë ardhur vetëm pas fitores tënde, apo mbështetjen e tyre e ke ndjerë që në fillim të kësaj eksperience?
Më vjen mirë që më drejton këtë pyetje, pasi kam parë dhe reagime nga njerëz që thonë 'Elhaida kishte përkrahje politike prandaj shkoi atje ku shkoi'. Në të vërtetë, hera e parë dhe e fundit që pata kontakt me këto personazhe të politikës shqiptare ishte vetëm pas fitores sime. E vetmja mbështetje që kam pasur nga fillimi e deri në fund ishte ajo e familjes sime, e cila me shumë sakrifica arriti të më dërgonte në Itali që unë të ndiqja këtë ëndërr timen, por edhe të familjes. Është normale që njerëzit flasin duke mos i ditur gjërat, por në të vërtetë vetëm unë dhe familja ime e dimë se si kam arritur të kem ato që kam tani dhe falë kujt. Përveç familjes sime, nuk i detyrohem falenderimin më të vogël asnjë njeriu tjetër!
Me çfarë po merresh momentalisht?
Momentalisht jam çdo ditë në studio duke dëgjuar dhe regjistruar këngë të reja. Ndër projektet e mia është edhe nxjerrja në treg e një 'single' dhe një albumi të ri. Por këtë herë dua t'i dedikohem akoma edhe më tepër kësaj gjëje, ndaj do të jem më pak prezente në skenë për një periudhë të shkurtër.
Ke në plan të bësh diçka në Shqipëri? Do marrësh pjesë në ndonjë festival? Do publikosh këngë të re në shqip?
Sigurisht që Shqipëria mbetet gjithmonë në planet e mia. Kam disa plane të mëdha në 'sirtar', por që nuk do t'i bëj publike akoma.
Do të doje të fitoje festivalin e RTSH-së e të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovizion?
Do të doja të përfaqësoja vendim tim në Eurovizion, por nuk e di a është momenti. Mendoj se duhet të rritem edhe pak profesionalisht që të marr përsipër një hap kaq të madh.
Cilët janë kompozitorët shqiptarë që vlerëson më së shumti?
Do të vija në vend të parë të mrekullueshmin Shpëtim Saraçi. Ai ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një nga krijuesit më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Me të kam punuar për disa vite në "E Diela Shqiptare" dhe ishte ndër të vetmit që më emociononte kur e dëgjoja tek luante në piano, e ndër të vetmit që më ka qëndruar pranë gjithmonë me këshilla. Kur mora pjesë në 'The Voice' më shkruante gjithnjë që nëse do të kisha nevojë për ndonjë këshillë, në çfarëdo momenti mund ta kontaktoja. Së fundmi, ai nuk është shumë mirë fizikisht, por unë kam besim që së shpejti do t'i rikthehet skenës shqiptare, pasi ne kemi nevojë për një artist dhe njeri si ai.
Si të duket niveli i muzikës shqiptare sot? Si i vlerëson videoklipet që publikojnë këngëtarët?
Nuk jam askush të vlerësoj nivelin e muzikës shqiptare, por mendoj se jemi akoma në një fazë që eksperimentojmë. Ka edhe këngëtare apo kompozitorë që kanë krijuar tashmë stilin e tyre. Kjo është diçka e mirë, ndaj duhen mbështetur sa më shumë nga media shqiptare.
Ku po jeton momentalisht?
Momentalisht ndodhem në Itali. Tashmë po i përkushtohem punës në Itali, megjithëse herë pas here rikthehem në Shqipëri për të realizuar disa projekte të reja.
Si është një ditë e jotja prej mëngjesit deri në mbrëmje?
Gjatë verës ishte një çmenduri, ku zgjohesha në mëngjes nuk flija në darkë. Koncerte nga jugu i Italisë deri në veri. Më në fund, tani situata është më e qetë (qesh). Zgjohem në mëngjes, pas kafes apo gotës me qumësht dhe mjaltë (sidomos tani që fillon bën ftohtë), mbyllem në studion time duke dëgjuar propozimet e reja. Pasdreke shkoj në studiot e "Universal" dhe filloj të regjistroj deri vonë. Më pas bëj takime me stafin tim për të marrë vendime për të ardhmen. Në darkë, kur kthehem në shtëpi bëj një dush të ngrohtë dhe kaloj disa orë të mira mbi kompjuter, për t'u kthyer përgjigje intervistave të shumta, por edhe fansave të mi që më shkruajnë çdo ditë në "fanpage" apo në "Twitter".
Ke të dashur? Çfarë nuk duron dot tek sjellja e një mashkulli?
Tek sjellja e një mashkulli nuk duroj sensin e pabarazisë.
Për mendimin tim të gjithë, meshkuj apo femra jemi të barabartë. Kur një mashkull sillet në një mënyrë jo të hijshme dhe vetëjustifikohet me faktin se është mashkull, më jep shumë bezdi.
Meshkujt italianë të pëlqejnë? Më mirë shqiptarët apo italianët?
Rëndësi ka që një mashkull të të respektojë dhe të të japë vendin që meriton, qoftë ky një mashkull italian apo shqiptar (qesh).

Social Plugin