Burgoset Qazim Osmani

Qazim Osmani, biznesmeni shqiptar sot është paraqitur vullnetarisht në stacionin e policisë në Beograd. 
Për shkak të dyshimeve se ai e ka rrahur të dashurën e tij, Mandi Popoviq, atij i është caktuar masa e paraburgimit.
Mediat serbe njoftuan kohëve më parë se Osmanin të premten në mbrëmje e ka rrahur të dashurën e tij, Manda Popoviq për shkak të pakënaqësive që kishte cifti tash e sa kohë. Ngjarja raportohej të ketë ndodhur në hotelin “Zira” në Beograd.
Pas këtij incidenti, Qaza ishte larguar nga hoteli me Ferrarin e tij, ndërsa e dashura e tij kishte pranuar publikisht se ishte keqtrajtuar fizikisht nga ai.
Osmani shquhet për lidhjet e tij të dashurisë me femra të njohura në estradën serbe. Thuhet se ai ishte në lidhje edhe me këngëtaren e njohur serbe, Natasha Bekvalas, e më pas edhe me Ana Nikoliqin