Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Boksieri meksikan vdes nga grushtat e marrë në ring (VIDEO)

Nuk ia doli mbanë boksieri meksikan Francisco Leal, në luftë me vdekjen prej 5 ditësh për shkak të një hemorragjie cerebrale të pësuar në ndeshjen kundër rivalit Raul Hirales. 
Pas goditjeve të marra në ring, Leal ra në koma duke u shtruar në një spital të San Diegos në Californi ku edhe ndërroi jetë. Lajmin e bën të ditur promotori i sfidës, Fernando Beltran. 28 vjeçari përfundoi në tapet gjatë raundit të tetë, i sfilitur pas goditjeve të njëpasnjëshme të marra nga kundërshtari i tij.
Pas vdekjes së tij, bashkëshortja dhe familjarët janë marr vesh që organet e tij të dhurohen për bamirësi. Kjo nuk ishte hera e parë që boksieri meksikan përfundonte në spital pasi në datën 31 mars ai përfundoi në duart e këmishëve bardhëve pas “Knock-Out” së pësuar në përballjen me rusin Evgeny Gradovich.
Duhet theksuar se duket se ringjitja e tij në ring ishte një gjest që e çoi drejt vetëvrasjes.
Videon mund ta shihni ketu.