Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Sipas informatave të pakonfirmuara ende zyrtarisht, mësohet se, pas publikimit të videos dhe pas përhapjes së saj në masë të madhe, Policia e Kosovës ka arrestuar protagonisten e këtij rasti, Duda M, raport Zëri.
Mitrovicë, filloristja duke e rrahur shoqen
Nëpër rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video tronditëse ku shihen dy vajza të reja duke u rrahur.
Sipas informatave të deritanishme, mësohet se të dy vajat janë filloriste nga Mitrovica.
Protagonistja, që njihet me emrin “Duda”, shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla” para nxënësve tjerë.