
Ajo quhet Lamia dhe është vetëm 19 vjeç. Në Siri ka patur marrëdhënie seksuale me rebelë pakistanezë, libianë, tunizianë, irakenë, somalezë e sauditë, për të eliminuar armiqtë e islamit, duke e transformuar trupin e saj në një objekt që ka për pronar cilindo nga rebelët.
Tashmë ajo nuk mban mend se me sa meshkuj ka kryer marrëdhënie seksuale, por ajo që kujton është dhuna, abuzimet dhe fyerjet që i janë bërë. Tani Lamia është kthyer në shtëpi, por drama e saj nuk ka mbaruar, pasi është pesë muajshe shtatzënë dhe bashkë me fetusin është prekur nga virusi AIDS.
Historitë e xhihadisteve tuniziane u shfaqën në media në maj të këtij viti, kur portali Masrawy.com publikoi një intervistë të një vajze, që dëshmonte për nisjen e shumë të rejave drejt Sirisë, për të ndihmuar rebelët të luftojnë kundër forcave të presidentit Assad
Social Plugin