Toka ka jetë edhe për 2 miliard vjet, pastaj shkojmë në Mars!

Dielli do t'i lejojë Tokës të ketë jetë vetëm për rreth 2 miliard vjete. Përtej kësaj periudhe, për shkak të nxehtësisë intensive të Tokës, do të jeë e pamundur të gjenden forma të tjera jete, mirëpo ndërkaq edhe njeriu duhet të jetë zhdukur, apo ndoshta transferuar në botë të tjera. Ky skenar është përshkruar në një artikull të publikuar nga disa studiues të udhëhequr nga Andreë Rushby, i shkollës së shkencave ambientale të "University of East Anglia" në Britaninë e Madhe dhe që është botuar në revistën "AStrobiology".


Sips studiuesve, Toka do të rreshtë së qëni e banueshme mes 1.75 dhe 3.25 miliard vitesh. kur Dielli do të nisë të zmadhohet, duke bërë që planeti ynë të përfundojë në një "zonë të nxehtë" me temperatura aq të larta, sa të avullojë të gjithë detet. "Kushtet për qeniet njerëzore dhe format e tjera të jetës do të bëhen të pamundura që shumë kohë më parë - vijon Rushby -, sepse edhe një shtim i vogël temperature për neve do të thoshte... vdekje. Vetëm mikrobet në ambiente të strukura do të ishin në gjendje të përballonin atë nxehtësi".


Kërkuesit krahasuan Tokën me Marsin dhe me shtatë planetët e tjerë që gjenden në zonën e banueshme dhe vërejtën se ata që vërtiten rreth yjeve me masë të vogël, kanë tendencë të kenë edhe jetë më të gjatë. Një nga planetët është Kepler 22b, që ka një afat të banueshëm mes 4.3 dhe 6.1 miliard vitesh. Më befasues është planeti "Gliese 581d" që ka prespektiva për të qenë i banueshëm mes 42 dhe 54 miliard vitesh, ose më saktë 10 herë më shumë sesa Sistemi ynë Diellor. 

"Mirëpo këto planetë janë tepër të largët për t'u arrritur me teknologjinë tonë aktuale - përfundon Rushby -. Nëse do të mendonin për një planet se ku të transferohemi, Marsi ndoshta është basti ynë më i mirë. Eshtë shumë afër dhe do të mbetet zonë e banueshme deri në fund të ciklit të jetës së Diellit, domethënë rreth 6 miliard vjet".