Si i kanë komentuar ëndërrat më herët

1. Nëse  në ëndërr ju keni parë bukrë, drithra sipas besimit popullorë do të thotë se do të keni lumturi, prosporitet dhe do të fitoni diçka. 
2. Nëse e keni parë një prift ai do të thotë se e keni parë djallin.  
3. Nëse e keni parë një Turk, do të thotë e keni parë një engjëll. 
4. Nëse në ëndërr të kafshon gjarpëri në realitet do të kesh një sulm nga armiku. 
5 Nëse keni parë një qen që leh, dmth armiku është duke përgaditur për diçka kunder teje, nëse ju kafshon qeni në ëndërr "dushmani" veq ju ka sulmuar..
6. Nëse ju shihni duke ecur nëpër barin e njomë apo fruta jeshile, do të thotë dhembjet , hidhërim , aksidentet .
7. Nëse shihni ëndërr që ju të hani mish ,  do të thotë jeni plotë me mëkate.
8. Nëse shihni ujë duke rrjedh do të gëzoheni diçka.  
9. Nëse ju shihni në ëndërr ujë të trubulluar do tju sjell fat të keq. 
10. Nëse e shihni veten duke fluturuar do të thotë shëndet. 
11. Nëse e sheh veten në ujë të ngrohtë është duke tu afruar ndonjë sëmundje.  
12. Nëse në ëndërr shihni që ju bien dhëmbët do të ndodh një vdekje në rrethin tuaj. Nëse në ëndërr ju bien dhëmbët e parë do të vdes dikush qe e ke para syve, nëse ju bien dhëmballat do të vdes dikush që juve ju mungon shumë. Nëse ndjeni dhimbje të dhëmbit në ëndërr do të vdes një i afërm që ju do të vuani shumë. 
13.Nëse e shihni veten në qerre apo anije ose nëse ju nodh që ta shihni vetën si dhëndërr apo nuse ju do të vdisni.  
14. Nëse e shihni dikë të veshur me veshje të gjata të zeza apo me mjekër të gjatë do të thotë se ai person është në rrezik dhe e pret një sëmundje. 
15. Gjithashtu nëse ju ëndërroni veten ose dikë tjetër të veshur rroba të shkyera do të sjellë sëmundje.  
16. Nëse e shihni veten duke numëruar të holla ose arra do të thotë se ju do të fitoni, kurse nëse shihni se dikush ju jep të holla, në realitet ju do të jepni të holla. 
17. Nëse ndëgjoni zërin e një armës do të thotë se do tju vie një mesazh nga larg..
18 . Nëse shihni ëndërr duke qar, me siguri të të gëzoheni. Nëse shihni ëndërr duke qeshur do të pasoni një aksident. 
19. Nëse shihni ëndërr duke nuhatur erë të keqe do të thotë se dikush ju urren.
20. Nëse sheh  rrushi ose  peshk do të thotë se neseër bie shi.
21. Nëse shihni në  ëndërr që keni gjetur ari do të thotë se do ta lindni një fëmijë djalë.
22. Nëse shihni në  ëndërr  një shtëpie që rrjedh uji do të thotë se së shpejti një grua që është me barrë do të lirohet (lindë). 
23. Nëse ëndërroni një shtëpi që po shkatrrohet do të thotë se dikush do të vdes zakonisht ndonjë i familjes. 
24. Nëse keni ëndërr se në një shtëpi është shkatrruar ndonjë mur, do të thotë se së shpejti do të lindë një grua në familje.
25. Nëse ëndërroni duke kalëruar me kali, do të thotë lumturi për ty.  
26. Nëse  jeni duke kalëruar në kalë të zi ka kuptimin se do të hidhëroesh. 
27. Nëse shihni ëndërr që ndodheni mbi një gomar do tju ndodh një aksident.
28. Nëse blen nga dikush raki do të hidhëroesh me atë person shumë shpejt.  
29. Nëse e shihni dikë si të çmendur do të thotë se ai së shpejti do të sëmuret.
30. Nëse heq mjekrrën në ëndërr do të thotë se liroesh nga një problem i madh.
31. Kur të ëndërrosh duke hecur, nëse e sheh fundin e rrugës do të kthehesh shpejt nga udhëtimi, nëse nuk e sheh nuk do të kthehesh kurr.
32. Nëse në ëndërr sheh, dasma, muzikë dhe kremtime do të thotë se do të keni të qara dhe trishtime. 
33. Në të kundërtën , nëse keni dëgjuar duke qarë , ju do të keni gëzim dhe do të gëzoheni shumë.
34 . Nëse sheh kalë të kuq, do të ndodh një zjarr.
35 . Nëse ëndërron zjarr do të thotë lumturi dhe gëzim.