
Kështu e përshkruan hapjen e klubit më të bukur të Zvicrës gazeta me tirazhin me të madh në këtë vend, 20min. „Rregullimi i klubit në fakt është shumë eksplicit- mirëpo ky nuk është klub vetëm për shtresën elite, por për tërë regjionin“, thotë Dardan Hajdaj, që me përkrahjen e Royal Döner, ka investuar mbi 1 milionë franga në këtë klub.
Ai nuk do të kursejë as në shfaqjen e programit; „Ne do të angazhojmë edhe DJ të vendit dhe ndërkombëtarë në klubin që ofron plot 250 vende për të rriturit e moshës mbi 21 vjet.
I kontaktuar përmes telefonit nga portali albinfo, 24 vjeçari nga Peja, Dardan Hajdaj, tregon me një shqipe të rrjedhshme se është i diplomuar në gastronimi dhe ky është profesioni që e ka për zemër. Ndërsa në Zvicër thotë se ka ardhur si fëmijë fare i vogël.
Social Plugin