Në vend se vëllezërit myslimanë nga Arabia Saudite ti ndihmojnë dhe ti strehojnë motrat myslimane nga Siria, ata me çdo kusht mundohen që ti mashtrojnë dhe ti shfrytëzojnë seksualisht.
Një grua refugjate nga Siria tregon se si ajo nuk guxon që të shkojë vetëm as në tualet, sepse siç thotë ajo ka disa burra që presin aty jashtë dhe se nuk është e sigurt të shkohet vetëm as në tualet.
Një grua tjetër tregon se si një burrë nga Arabia Saudite e ka lutur që të martohet për atë edhe pse ajo ka qenë e martuar dhe ka pasur fëmijë, duke i premtuar gruas nga Siria se do ta ruaj si princeshë, por gruaja nuk e ka pranuar dhe është befasuar nga pritja e keqe që i u ka bërë nga vëllezërit myslimanë në Arabin Saudite.
Një burrë në moshë tregon se çdo ditë vijnë djem dhe burra nga Arabia Saudite, Jordani, Katari dhe kërkojnë gra dhe vajza për të blerë dhe se japin para duke filluar nga 100 dinarë deri në 300 dinarë (70 deri në 250 Funta).
Një grua e cila është ndërmjetëse dhe ndërmjetëson martesat tregon se ajo për para i bën atë dhe se çmimi sillet nga 100 dinarë deri më 1000 dinarë, nëse donë që të takojë vajzën në hixhab ai duhet ti jap ndërmjetësueses 100 dinarë e nëse do që të martohet duhet ti jap 1000 dinarë dhe kjo grua 28 vjeçare tregon qartë se për 1000 dinarë mund të martojë zyrtarisht një burrë me një grua dhe se nuk i intereson nëse martesa zgjatë një orë apo një ditë.
A thua vallë kështu duhet të priten motrat myslimane të cilët nga lufta në Siri kanë kërkuar strehim dhe ndihmë nga vëllezërit mysliman në Arabin Saudite, a është ky islami që na udhëzon e që na tregon rrugën e drejtë vlerësoni vetë.
Social Plugin