Disa persona janë qëlluar në pjesën jugore të Chicagos mbrëmjen e së enjtës sipas orës amerikane, raporton Retuers duke u mbështetur në njoftimet e policisë amerikane.
Policia, megjithatë nuk ka arritur që menjëherë të konfirmojë raportimin e bërë në një blog të Chicago Tribune ku thuhej se 11 persona janë qëlluar me armë zjarri, përfshirë edhe një fëmijë 3 vjeçar.
Zyrtar e policisë së këtij qyteti, Amina Greer ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në orën 10:15 të natës, gjithëmonë sipas orës lokale.
Nuk është raportuar ende për ndonjë fatalitet, ka thënë Greer, dhe se ende askush nuk është arrestuar për rastin.
Per me shume klikoni me poshte...
Social Plugin