
Nëpërmjet rrjetit Instagram, Rita ka postuar disa fotografi të tij, duke ia dedikuar edhe njëherë të gjitha arritjet e saj në muzikë, pikërisht atij, i cili sipas saj, ka qenë i pari që ka besuar tek ajo.
“Më mungon Gjyshi…Besim Sahatçiu. Të dua. Ti më bërë të besoj se kjo është e mundur. Historitë e tua, filmat e tu janë aq të mrekullueshëm. Ti besove tek unë më parë nga të gjithë. Dreqin sa “gangsta” që ishe. Mos u përziej në telashe atje lart. Të do, Rita Pita.”- shkruan ajo në Instagram, ndërsa njëra pas tjetrës, poston fotografi të regjisorit gjatë punës së tij.
Besim Sahatçiu është regjisor i disa filmave;
1983 Nabujala reka
1981 Sëelling River
1981 Tre vetë kapërcejn malin
1980 Tito e Kosova 79
1979 Era e Lisi
1977 Duke pritur Godon
1977 Pasqyra
1976 117
1975 Tito in Kosovo
1975 Pehlivanët
1975 Trimi
Ai lindi më 2 tetor 1935 në Pejë, dhe u nda nga jeta më 18 tetor 2005 në Prishtinë.
Social Plugin