Një shkrim i portalit "Balkanist", ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit - si shtëpiake. "Balkanist" ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe duket se një gjë tillë do ta bëjë këtë muaj edhe Kosova. Por, me çka do të ballafaqohen punëtorët ballkanas kur të arrijnë në emiratin e pasur?
Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në aranzhmane që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.
Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në aranzhmane që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.
Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan "Balkanist".
"Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim", ka shkruar Balkanist.
Per me shume klikoni ketu per te shikuar videon.
Social Plugin