Psikopapti zviceran masakron shqiptaren

Një i burgosur zviceran ka masakruar me thikë një shtetase shqiptare, të quajtur Adelina M., e cila ishte terapeutiste sociale. Fabrice Anthamatten, e ka therur me thikë Adelinën, të cilën më pas e ka mbështjell me një thes najloni dhe e ka hedhur. 
Mediat vendase bëjnë të ditur se punonjësja sociale Adelina M. ishte angazhuar për të bërë terapinë e Fabrice Anthamatte (me origjinë franceze).  Policia në Gjenevë ka gjetur trupin e pajetë të punonjëses sociale të hedhur në pyll. Ngjarja ka ndodhur po të enjten në mëngjes, ku i burgosuri dhe punëtorja sociale ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Bëhet e ditur se pak para terapisë në Bellevue, Fabrice Anthamatten shkoi për të blerë një thikë. Anthamatte  ishte një i burgosur i akuzuar për përdhunim në Frnacë dhe Zvicër dhe po vuante një dënim prej dhjetë vitesh burg.
Adelina M., 34 vjeçe, nënë e një bebe disa muajshe kishte 6 vite që punonte në qendrën sociale. Ditët e  fundit, para se ta kryente aktin kriminel ndaj Adelinës, ai ndodhej në Qendrën për Terapi Sociale. Ajo që shokon opinionin dhe shumë analistë, se si është e mundur që një qendër sociale lejon një psikopat të njohur si kriminelë, vetëm në makinë me një femër, edukatore. Nga 12 shtatori i këtij viti franko-zvicerani Fabrice Anthamatte konsiderohet i zhdukur dhe në kërkim. Interpoli nga sot ka lëshuar një flet arrest duke futur emrin e tij në listë e personave të rrezikshëm.