Provokatori Edi Rama

Autor: Arben Rrozhani
Sali Berisha ka të drejtë të rebelohet dhe të shkumëzojë përballë faqes së profilit në Facebook.  T’ia numërojë një për një horrlliqet që pasuesi i  tij mavi bëri në vetëm një javë pas hipjes në fuqi.  Sepse horrlliqe të tilla, duhen demaskuar, ai duhet  ndëshkuar, populli duhet të rrijë syçelët, media  duhet ta çartallossë dhe bota mbarë ta marrë vesh  se kush e mori pushtetin në Shqipëri. Edi Rama nuk ka ndryshuar. Provokator ka qenë,  provokator mbetet. Ka ndryshuar vetëm vendi. Kur  ishte pedagog provokonte komunistët te Instituti i  Arteve; kur lindi PD-ja provokoi te Qyteti Studenti,  duke mos pranuar të ishte në partinë e rrëmbyer  nga ish-komunistët, kur shkoi në Francë ngrinte  edhe bunkerë prej leckash të përdorura për të treguar mjerimin e vendit nën drejtimin e presidentit  Berisha, kur lulëzonin piramidat financiare; kur u  bë ministër Kulture leu korridoret me të kuqe vras-tare dhe vuri rendin në Ministrinë e Kulturës dhe  Sporteve; kur erdhi në bashki puna e parë që bëri  ishte shtimi i aneksit gjysëmrrethor në godinë, vuri  sportele për qytetarë, bëri rrugë, mbolli pemë, fshiu  barakopolin në lanë e mbi lulishte; mori edhe një  sopatë të gjatë dhe shkoi tu binte shtyllave të drunjta që KESh-i i qeverisë së Fatos Nanos kishte lënë  në mes të rrugës së zgjeruar prej bashkisë së tij për  t’ia prerë rrënjët sistemit jofunksional qeveri qendrore-pushtet vendor; mori partinë e bërë kashtë e  koqe pas humbjes së bixhozxhiut politik Fatos Nano për ta bërë një parti moderne të të majtës me  ambicien për rikthim në pushtet, vuri rregull dhe i  bëri edhe fasadë të xhamtë selisë; ia vodhën një  palë zgjedhje në 2009, ia vodhën edhe karriken në  bashki në 2011, e detyruan të fuste edhe partinë  në grevë urie, pastaj t’ia vrisnin  simpatizantët përpara selisë së  qeverisë; ua mori hakun shumëfish  duke i nxjerrë hajdutët në opozitë  në 23 qershor 2013.  Për dy muaj, ndërsa Berisha bënte  harxhet e fundit kryeministrore, shiste ato që kishin mbetur e pushton-te ato ishin të lira, provokatori Edi  Rama, studionte, mendonte dhe  planifikonte se çfarë duhet të bënte  ditën e natën e parë në Kuvend, ditën e natën e  parë të mbledhjes në qeveri, si do sillej, si do vishej,  Ã§farë do të thoshte dhe kulmi: çfarë do të vendoste. Vendosi që të hiqte një president të zgjedhur në  minutën e fundit, në mënyrë të njëanshme nga partia e tij dhe pa konsensusin e opozitës së majtë. Vuri  në vend të tij një burrë-shtetas, Ismail Beun, baba të  pavarësisë. uhoqi nga duart tribale kryeministrave  dhe kryeparlamentares së djeshme që tallnin menderen me kreun e shtetit, që hodhën në kosh fotot  e Moisiut, Topit e Nishanit, veç pse nuk ua donin as  kopjen në letër në zyrat e tyre. Në tavolinën ovale  të qeverisë, vuri mes mes atë hartëgrua, Europën  e lashtë me rrënjë kristiane, atje ku Shqipëria ka  qenë dhe do të jetë, jetë e mot edhe pse Berisha  e anëtërësoi në Konferencën Islamike në 1992,  edhe pse talebanizmi politik qeverisës deshi të  instalonte një rregjim alla-arab,  si ai që ende po përgjak shumë  vende të lindjes së Mesme.  Flaku plehrat që Shqipëria të  mos jetë më oborri i prapmë e  plehrave të Italisë, as ricikluese  e plehrave toksike të Greqisë,  Serbisë, Maqedonisë apo Ukrainës. S’do ketë as konteinerë me  plehrat që helmojnë shqiptarët,  ujëra, lumenjtë, tokat dhe jetët  tona. Inceneratorët nuk do ngrihen e nuk do vjellin  helm për të helmuar Shqipërinë.  Bëri dhe Kod Etike për qeverinë e re. Bunker do  jetë. Kulmi! Nuk do të jetë Damir Fazllici në krah të  ministrave, atje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare,  ky sekser që ka bërë namin në gjysmën e ish-Jugosllavisë, shok me atentatorët e Zoran Gjingjiçit, mik dhe familjar me serbët e nëntokës që  kontrollojnë punët e pista të Boegradit, Sarajevës, off-shoret në parajsat fiskale, që blen toka  nga fshatarët dhe pastaj i rishet për të fituar plot  50 milionë euro sa hap e mbyll sytë. Ky provokator ka zbritur dhe na nxorri bojën me  foto në Facebook, nga ashensori me pllaka të thyera që qeveria bujare e bleu për 100 milionë lekë  për ngjitur një kat deri te fustanet dhe recipetat e  femrave varur në kremasataret e kohës së Enverit, kolltukët veshjeshqyer të kohës së Adil Çarçanit;  gjithë ato rropullira që nuk vlenin për tua marrë pas  bastisjes së zyrave të shtetit prej qeveritarëve që  morën 1 milion vota. Kulmi i kulmeve ishte heqja e  atij gardhi të hekurt, që nuk po e çon as për skrap  ku shkoi Shqipërinë nën drejtimin e PD-së, por për  të mbrojtur Butrintin turistik. Do që të kthejë projektin e Italisë, vitet ’40, kur jemi në vitin 2013, kur  pushteti ishte vetëm i sigurtë pas atyre hekurave  të zinj, atyre viktimave të bulevardit, që bëheshin  shembëll për ta mos ia kapërcyer kurrë më, dhe  nëpër ato “zonë e ndaluar” të shëtisin pleq e fëmijë. Tani po lan edhe borxhet që u bënë mal nga  qeveria e kaluar, mendon të hapë vende pune  për njerëz me shkollim jashtë vendit, të flakë në  rrugë magazinierët dhe karrocierët e shndërruar  drejtore me një teserë partie. Thotë që do zhbëjë Berishën për të ribërë Shqipërinë, si dikur kur hiqte grinë dhe bënte larushinë te fasadat e pallateve. Dhe më tepër se  kaq. Sepse është kryeministër. Ky është provokimi  më i madh i Edi Ramës. Kulmi! 

Qëndrimet e autorëve të shkrimeve në rubrikën Opinione nuk paraqesin qëndrimet e redaksisë së portalit TOP LAJME