Pas tërmetit të fuqishëm që kaploi Pakistanin në afërsi të Detit Arab "lindi" një ishull, njofton CNN dhe mediat pakistaneze.
Përfaqësues i qeverisë në qytetin Guadar, Moazam Jah, thotë se ishulli është i lartë mes gjashtë dhe nëntë metra, kurse ka "mbirë" rreth 350 metra në afërsi të bregut. Seizmologu Zahid Rafi e konfirmoi këtë rast të pazakontë. Për atë kjo dukuri nuk është surprizë, nëse kihet parasysh fuqia e tërmetit.
Së paku 80 persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm me intenzitet prej 7,8, ballë që e goditi provincën perëndimore të Pakistatit - Beluxhistan.
Pritet që numri i viktimave të rritet, pasi se shumë njerëz janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.
Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin indian Nju Delhi. Epiqendra ka qenë në pjesën juglindore të qytetit Dalbandin në thellësi prej dhjetë kilometra.
Videon mund ta shini ketu.
Social Plugin