Nervozohet Krasniqi

Kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj Express-it të cilët dje (e hënë) kanë publikuar lajmin me titull Jakup Krasniqi tenton të shpërlahet”.
Krasniqi në faqen e tij zyrtare në Facebook nuk ka përtuar ta quan gazetën Express si të pist.
Më poshtë lexoni postimin original të Jakup Krasniqit:
“Sot gazeta e pist ekspres shkruajti: " Jakup Krasniqi tenton të shpërlahet"...
Unë nuk po ju përgjigjëm gazetarëve që shkruajnë me porosi, as drejtuesve që i vejnë emrat de jure, unë po i përgjigjëm drejtusit në prapaskenë se e gjithë jeta e tij politike është e ngritur në mjegullë e në prapaskena. Se unë Jakup Krasniqi nga Negroci i Drenasit i lindur më një janar 1951, për asnjë pjesë të jetës sime politike e jo politike, nuk kam çka të laj e as shpërlaj e as që do hjeki dorë ndonjëherë dhe jo vetëm nga vepra ime, por as nga jeta e vepra e të parëve të mi.
E di që të gjithë ata që e komponuet këtë lajm të pist, keni 1001 e një arsyje të laheni e të shpërlahi, prandaj përpiqeni ti bëni të tjerët si veten tuaj të mbushur me pisllaqe.
Unë nuk po e shfrytëzoi PDK, për të cilën kam investuar gjithçkisha për të bërë parti demokratike. PDK-në po e shfrytëzojnë ata që s'meritojnë, gjithfarë llom-takami, njerëz që as kanë qenë në atë parti, por e kanë sharë e akuzuar në mënyrën më banale dhe me vjen tepër keq që të tillët po e shfrytëzojnë veprën dhe besimin e brezave atdhetarë. Po e përserisë, prej të parit deri në të fundit në atë parti janë duke e shfrytëzuar e mjelë pamshirshëm partin, janë duke ngrën gjakun e shmë brezave dëshmorë dhe mundin e brezave atdhetarë dhe jo vetem kaq, por janë duke nëpërkëmburë çdo vlerë kombëtare e njerëzore. Unë jam duke e shfrytëzuar punën time, ndjerrsën time, kontributin tim, jashtë atyre zvarnikëve të pa gjak e të pa nder. Unë nuk jam fshehur ndonjëherë pas emrave të rrejshëm dhe kështu do të vazhdoj. Unë nuk pendohëm e as që kërkoj falje për aske dhe asgjë”