Modelja shqiptare qe thyen tabu!


Edhe pse vera sapo ka mbaruar, Florida Sala vjen me e nxehte se kurre. Eshte e vetmja vajze shqiptare qe ka guxuar kaq shume ne Shqiperi. Kemi pare modele te tjera shqiptare qe nje karriere te tille e kane praktikuar jashte kufijve te Shqiperise. Florida Sala, ama ka vendosur t’i thyeje tabute ne vendin e saj. Dhe nuk kishte si te ishte ndryshe per nje vajze vlonjate. Ajo ka lindur ne Vlore dhe eshte vetem 23 vjec.
Ka vite qe merret me modeling dhe eshte e para modele qe tenton te zhvishet perpara nje aparati fotografik. Pozat e fundit qe Florida ka realizuar jane me se tunduese, sidomos tani qe ka filluar te fryje era e vjeshtes. Nje vajze e zhveshur bukur bregut te detit ka terhequr keto dite jo vetem vemendjen e djemve shqiptare, por thuajse te te gjitheve. “Shekulli” ju sjell sot nje bisede te ngrohte me nje vajze guximtare, te paren qe mund te thyeje tabute e botes se fotomodelingut ne Shqiperi.
Si ka nisur karriera juaj e modelingut?
Shtysa per mua kane qene fotografet e ndryshem. Kane qene ata qe me kane bere oferta te vazhdueshme per te pozuar. Sigurisht qe, edhe pasioni im ka qene nje faktor i rendesishem.
Sa aktore duhet te jesh per te qene nje modele e mire?
Aktrimi te ben me te sigurt per te dale perpara aparatit fotografik. Sepse ne thelb cdo foto duhet te kete menyren e shprehise qe kjo fotografi duhet te kete ne menyre qe te percjelle nje mesazh, saktesisht, mesazhin e duhur tek shikuesit. A mbani diete? Merreni me sport?Diete nuk mbaj dhe nuk besoj se kam per te mbajtur ndonjehere. Ky trup qe kam eshte dhurate nga Zoti. Sigurisht, qe une nuk jam ne vajze pasive. Kujdesem ne nje fare menyre, qe te dukem sa me mire.
Do ta merrnit ndonjehere guximin te pozonit per nje reviste erotike. Ne kemi nje shqiptare qe ka pozuar per “Playboy”. Po ju, do te guxonit?
Ideja e te pozuarit per nje reviste prestigjioze si “Playboy” me pelqen shume. Dhe sigurisht qe nese shuma qe do te fitoja nga te pozuarit nudo do te ishte e mire, do te pranoja te pozoja edhe nudo. Fundja eshte nje lloj arti apo zhveshje nga e cila perfitojne si media ashtu edhe une.
Sa e pasur mund te behesh ne Shqiperi si modele?
Pervec fames nuk fiton thuajse asgje tjeter ne Shqiperi. E pasur jo e jo qe nuk behesh. Dhe kjo ndodh sepse Shqiptari eshte mesuar gjithmone me pak. Por, gjithsesi une do ta respektoj pasionin qe kam per fotografine. Dhe sigurisht qe, nese do te vazhdoj ta respektoj pasionin do te marr parasysh edhe qe fusha e modes ne Shqiperi nuk e ka arritur akoma nivelin e duhur.
Studioni dicka tjeter vec modelingut?
Modelingu eshte dicka qe nuk te merr kohe duke e studiuar, por te merr kohe duke e praktikuar dhe nuk te le mundesi fokusimi ne nje profesion tjeter te mirefillte.
Si eshte kutia e mesazheve tuaja ne Facebook?
Te them te drejten, ndonjehere edhe nuk i lexoj te gjitha. Pasi do te me merrnin shume kohe.
Si eshte marredhenia juaj me djemte? Duhet ta pohojme se jo vetem djemve, por edhe vajzave keni filluar t’i dukeni shume joshese. Marredhenia ime me djemte nuk ka pse te jete ndryshe nga marredheniet e femrave te tjera me meshkujt. Pasi si une ka shume. Bukuria nuk eshte gjithcka ne jete. Gjithsesi me duhet ta pranoj qe kam marredhenie shume te mira me te dy gjinite po kjo per shkakun tim, menyren se si vendos t’i krijoj raportet me te dyja palet.
Me cfare po merreni aktualisht dhe a mund te na rrefeni pak me shume per planet e se ardhmes?
Sic e thashe edhe me heret, sa i bukur dhe i thjeshte eshte aq me shume kohe dhe perkushtim kerkon. Te pakten une i perkushtohem nje iniciative qe marr. Sapo kam mbaruar studimet e larta, por momentalisht nuk e ndjej veten gati t’i perkushtohem nje fushe tjeter pervec modelingut, pasi kete lumturi dhe vetekenaqesi qe marr prej modelingut, nuk e marr askund tjeter. E ardhmja besoj se do te rezervoje gjera t e mira per mua. Mendoj qe shume shpejt te bej kurorezimin e pasionit tim ne lidhje me moden: hapjen e nje agjencie timen private, ku cdo femer e thjeshte, por e bukur do te realizoje endrren e saj te modelingut.

Nje vajze si Florida mund te mos shihet me sy shume te mire teksa i sheh fotografite, por ne jeten e perditshme ajo eshte nje vajze shume e thjeshte. Sot, ajo do te na rrefeje se familja e saj, e sidomos, nena ka qene nje mbeshtetje e jashtezakonshme per te. E tani qe ajo nuk eshte me prane saj, Florida ndjehet me fat qe partneri i saj beson ne gjerat qe e bejne te lumtur ate. Kur e pyesim Floriden se sa e ka mbeshtetur familja tani qe fotografite e saj konsiderohen nga shumica si te ekzagjeruara, ajo na pergjigjet:
“Shtysa me e madhe e imja per te arritur deri ketu ka qene nena ime, e cila fatkeqesisht nuk ndodhet me ketu, prane meje. Ajo e perjetonte me shume emocion cdo gje qe une beja, cdo dalje timen. Ajo e donte shume artin. Dhe keto foto kane ca art brenda. Jane realizuar shume mire. Edhe kete here ajo do te ishte e emocionuar, do te sillej njelloj si te ishte endrra e saj, dhe krahu im i djathte, dora qe me ka ndihmuar te eci me perpara. Familja ka qene dhe dote mbetet gjithmone mbeshtetja ime me e madhe. Per cdo gje qe une bej”.
Sigurisht qe, “Shekulli” nuk kishte se sa te mos e pyeste modelen per marredhenien e saj me djemte shqiptare, qe ngahere shfaqen edhe ca si konservatore. E ne fakt, sa do ta pranonte nje djale shqiptar nje vajze si Florida? Kesaj, pyetjeje vlonjatja iu pergjigj keshtu:
“Nuk e di. Varet nga personi qe ke ne krahe. Fakti qe jam ne nje marredhenie shume te mire dhe kam ne krahe nje person pa komplekse, do te thote qe ka edhe djem mendjehapur si partneri im qe mendon se cdo gje qe bej une eshte e bukur nese me duket mua e bukur. Ndoshta kjo do te thote edhe se une jam nje vajze me fat”, duke na bere te ditur se po shijon nje marredhenie te bukur. Dhe pavaresisht, se pas kesaj qe na rrefeu modelja, nuk ka ndonje vlere pyetja se sa e dashuruar eshte ajo. Ne fakt, ajo na dha nje pergjigje pak diplomatike. “Njeriu mund te dashurohet me shume gjera, me nje person tjeter, me profesionin e vet apo me vete jeten! Mund te them qe ndjenja e dashurise eshte me e bukura qe te ofron jeta. Dhe per te jetuar e lumtur dhe ne paqe me veten kam zgjedhur qe te perpiqem te ruaj nje ekuiliber mes te tria dashurive qe permenda me pare”, tha Florida.
Klikoni me poshte per me shume....