Miss Myslimanja në botë shpallet bukuroshja nigeriane!

Një grua nga Nigeria është kurorëzuar Miss Myslimanja në finalen e një konkursi botëror bukurie të organizuar nga një grup grash në përgjigje të drejtëpërdrejtë ndaj konkurencës së Miss Botës.

Miss Nigeria, Obabiyi Aishah Ajibola, 21 vjeç u shpall më e bukura në konkursin që u organizua nga Fondacioni Mysliman Botëror dhe u mbajt në kryeqytetin Xhakarta të Indonezisë, si një protestë ndaj garës tradicionale, që po mbahet në Bali këtë muaj.

Ky konkurs është tashmë në edicionin e tij të tretë, që mbahet ekskluzivisht për gratë myslimane, të cilat janë vlerësuar jo vetëm për pamjen e tyre (me veshje myslimane) por edhe për njohuritë e tyre ndaj Kuranit dhe devotshmërinë.