
Urdhëri në fjalë është zbuluar nga hetimet e deritanishme të ngjarjes. Skuadra speciale SWAT e përbërë nga policë të trajnuar fort dhe të stërvitur për situata të tilla, ka si detyrë mbrojtjen e kompleksit të godinave qeveritare në Capitol.
“Nuk besoj se e teproj po të them që nëse do të na lejohej të ndërhynim do të kishim shpëtuar disa jetë”, deklaroi për BBC një zyrtar i skuadrës SWAT që mori urdhër për të mos ndërhyrë ditën e hënë.
Lidhur me këtë, Departamenti i Policisë së Capitol ka nisur një hetim. Mediat amerikane thonë se SËAT u urdhërua që të qendrojë në gatishmëri dhe të mos ndërhyjë për të ndihmuar oficerët lokalë të policisë, transmeton TCH.
12 persona gjetën vdekjen ditën e hënë në orën 08:20 me orën lokale kur Aaron Alexis, 34 vjeç hapi zjarr në bazën e marinës “Navy Yard” në Uashington. Hetimet e mëvonëshme treguan për paqendrueshmëri mendore të 34-vjeçarit ndërsa vazhdon puna për të mësuar se si një person me shqetësime mendore kishte mundur të emërohej oficer i klasit të tretë në marinën amerikane.
Social Plugin